TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 6 Tetor 2025, 21:52

Kush do ta marrë kreun e SPAK? Klodiana Lala jep detaje: 4 emra kanë shfaqur interes... por mund të ketë surpriza

Shkruar nga Pamfleti

Kush do ta marrë kreun e SPAK? Klodiana Lala jep detaje: 4 emra kanë

Gazetarja e kronikës, Klodiana Lala, ka komentuar zhvillimet rreth zgjedhjes së kreut të ri të SPAK, pas përfundimit të mandatit të kryeprokurorit aktual, Altin Dumani.

Duke u ndalur te procesi dhe emrat e përmendur deri tani, Lala tha se aktualisht janë katër kandidatët e parë, por ajo është më shumë e fokusuar te emrat që mund të paraqiten në momentet e fundit, duke sugjeruar se “peshorja mund të anojë ndryshe” kur loja futet në fazën përfundimtare.

“Janë katër kandidatët e parë, por unë jam e interesuar për kandidatin e orës së fundit. Ai është më këmbëshpejti dhe fituesi në përballje,” deklaroi gazetarja e ftuar në emisionin “Log.” në News24,, duke lënë të kuptohet se zhvillimet më interesante mund të ndodhin në fund.

Lini një Përgjigje