
Prokuroria e Përgjithshme ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë, ku gjyqtari Astrit Kalaja u vra me armë zjarri gjatë një seance gjyqësore.
Në deklaratën zyrtare, institucioni e cilëson krimin si një ngjarje tejet të rëndë, që nuk ka sjellë vetëm humbjen e jetës së një gjyqtari dhe plagosjen e dy qytetarëve, por edhe “cenimin thelbësor të funksionimit të shtetit ligjor”.
“Prokurori i Përgjithshëm e vlerëson si shumë të rëndë ngjarjen e ndodhur sot në ambientet e Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, e cila përveç se ka sjellë humbjen e jetës së një njeriu dhe plagosjen e dy të tjerëve, në të njëjtën kohë ka cenuar thelbësisht funksionimin e shtetit ligjor”, thuhet në reagim.
Kreu i organit të akuzës ka përcjellë ngushëllimet për familjen e gjyqtarit Kalaja, duke bërë thirrje për ndërgjegjësim dhe përgjegjësi kolektive në mbrojtjen e sigurisë së magjistratëve dhe institucioneve të drejtësisë.
“Prokurori i Përgjithshëm bën thirrje që të gjithë të ndërgjegjësohen e të kontribuojnë për forcimin e sigurisë së magjistratëve në të gjitha aspektet”, thuhet më tej.
Në vijim të deklaratës, është bërë e ditur se është urdhëruar një hetim i shpejtë dhe i plotë për ngjarjen në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, në mënyrë që të qartësohen rrethanat, përgjegjësitë dhe dështimet e mundshme të sistemit të sigurisë në gjykata.
Kur do kthehen pronat tona qe I kemi shum origjinale te regjistruara në kadastren e lushnjes dhe Berat dhe po i shfrytezojne kryehajdutet politikan intelektual qofshin ne bashkëpunim me titullare të kadastres dhe Avokatin e kishim por ai pa pik turpi na i tjtetersoi per interesat vetjake ne bashkepunim dhe sa do presim akoma pronat jane ruajtur dhe ne Arshiven e shtetit dhe te regjistruara në kadastren e lushnjes ku nuk kemi perse te bejme gjyqe kurse kryehajdutet politikan intelektual na bllokojnë cdo dere zyre ne institucionet përkatëse besim kam akoma ke spaku dhe drejtesia e re por nuk po shoh nje ndriçim akoma per 35 vjet qe po torturohem.