
Gazetari Ferdinand Dervishi, duke folur për kalvarin gjyqësor të pronës që sot në vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja u shpreh se ndërtesa ishte dhënë për 31 familje në vitin 1992 nga këshilli bashkiak i Shkodrës.
Sipas tij, gjithçka ka nisur kur kryetari i bashkisë në vitin 2012, kishte lejuar që të privatizohej, duke nxitur familjen Shkambi që të pretendonte godinën. Ai theksoi se çështja ka zgjatur 23-vite dhe se rreth 30 gjyqtarë janë marrë me këtë çështje e cila mbeti në vendnumëro.
"Në vitin 1992 vendimi i Këshillit Bashkiak Shkodër për persona të pastrehë ka dhënë 31 personave hyrje. Kur ka qenë Lorenc Luka kryetar. Më pas ky njeri, Gjon Shkambi, ka thënë e kam pronën të trashëguar dhe e fiton. Më pas këta thonë nuk je shkodran dhe këto janë të falsifikuar. Lorenc Luka thotë të privatizohet godina. Në 2012, futet në lojë përmbarimi dhe i kthen Shkambit 2 banesa bosh. Të tjerët fillojnë luftën. Në të gjithë këtë histori, janë 23 vjet. Janë rreth 30 gjyqtarë që janë marrë me këtë punë dhe e kanë lënë këtë ngjarje të vejë këtu ku shkoi.
Sigurisht ka një problem, këta njerëz, nuk mund të japësh një vendim, pa zgjidhur problemin e 31 familjeve, sepse është pjesa njerëzore. Ndërkohë kemi një djalë të ri që rritet me idenë, do të marrim këto shtëpi, do të shesim dhe do të bëjmë para, ka këtë ëndërr që i thyhet. Pushkën nuk ia ka drejtuar gjykatësit, por shtetit dhe drejtësisë", tha Dervishi, në një intervistë për emisonin “Të Paekspozuarit”.
Cpune kane 31familjet me pronen e tjetrit.bashkia ose kryetari duhet ti jepte shpite e veta per 31familjet dhe no pronen e tjeter kujt.je sistem kapitalist o shok