TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet26 Janar 2025, 16:02

Ndarja nga jeta e Kryepeshkopit Janullatos, lutje dhe qirinj edhe në kishën e ‘Shën Kollit’ në Elbasan

Shkruar nga Pamfleti

Ndarja nga jeta e Kryepeshkopit Janullatos, lutje dhe qirinj edhe në

Në Kishën e Shën Kollit, u mbajt mesha për ish Kreun e Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, Anastas Janullatos.

Besimtarët ortodoksë të Elbasanit ndezën qirinj dhe u lutën për shpirtin e Kryepeshkopit të ndjerë. Mitropoliti i Elbasanit, Shpatit e Librazhdit, At Andoni u shpreh se Kryepeshkopi Anastas do të mbetet në zemrat e të gjithë besimtarëve ortodoks për të gjithë atë çfarë ai bëri për Kishën Ortodokse Shqiptare.

Kisha e Shën Kollit në lagjen Shënkoll është një ndër objektet më të rëndësishme fetare dhe kulturore të kësaj zone. Ajo është ndërtuar në vitin 1996 dhe është një simbol i ringjalljes së besimit dhe i traditës ortodokse pas përmbysjes së komunizmit pasi më herët kishat dhe objektet fetare ishin të mbyllura dhe të ndaluara.

Fondet për ndërtimin e kësaj kishe u mundësuan nga Kreu i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, Anastas Janullatos, i cili gjatë gjithë kohës ka luajtur një rol të rëndësishëm në rikthimin e jetës fetare dhe restaurimin e kishave në Shqipëri pas vitit 1990.

Kisha e Shën Kollit në Elbasan është ndërtuar për lavdi të Perëndisë dhe si një vend adhurimi për besimtarët ortodoksë në qytetin e Elbasanit dhe zonat përreth.

Lini një Përgjigje