TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet26 Janar 2025, 14:21

Ndërroi jetë dje, At Nikolla Kodheli zbulon ku do të prehet kryepeshkopi Janullatos 

Shkruar nga Pamfleti

Ndërroi jetë dje, At Nikolla Kodheli zbulon ku do të prehet

At Nikolla Kodheli foli për veprën e Kryepeshkopit Anastas Janullatos, duke theksuar rëndësinë e tij për besimtarët ortodoksë shqiptarë.

Ai e quajti Kryepeshkopin Anastas si “babain” që krijoi gjithçka nga zero, duke dhënë një model të ri për jetën fetare dhe shpirtërore të shqiptarëve.

“Anastas Janullatos ishte babai që krijoi gjithçka nga zero dhe na dha modelin e duhur për të jetuar, duke qenë Kryepeshkopi i të gjithë shqiptarëve”, tha At Nikolla Kodheli për "Euronews Albania".

At Kodheli gjithashtu tregoi se trupi i Kryepeshkopit Anastas do të varroset në ambientet e Katedrales Ortodokse në Tiranë.

“Kryepeshkopi Anastas do të prehet në një kript të veçantë poshtë altarit të katedrales dhe kjo do të jetë e hapur për besimtarët që do të duan ta vizitojnë,” nënvizoi ai.

Varrimi i Kryepeshkopit Anastas do të zhvillohet më 30 janar 2025 në orën 11:00, pas një Liturgjie Hyjnore të veçantë, që do të kryhet nga klerikët më të lartë të Kishës Ortodokse.

Në ceremoninë e varrimit pritet të marrin pjesë Patriarku Ekumenik Bartolomeu, si dhe shumë besimtarë dhe figura të shquara nga Shqipëria, Greqia dhe më gjerë.

Lini një Përgjigje