TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet26 Janar 2025, 11:55

Meloni nuk tërhiqet, grupi më i madh i emigrantëve nga Afrika nisen drejt Shqipërisë

Shkruar nga Pamfleti
Meloni nuk tërhiqet, grupi më i madh i emigrantëve nga Afrika
Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni

Kjo marrëveshje u nënshkrua më 6 Nëntor të 2023-it me Edi Ramën në Romë, por deri më tani ka ndeshur mjaft pengesa

Gazeta italiane ‘La Republica’ shkruan se 49 emigrantë që vijnë nga Egjipi, Bangladeshi, Gambia dhe Bregu i Fildishtë janë duke udhëtuar drejt Shëngjinit.

Sipas mediave italiane, ministri i Brendshëm, Matteo Piantedosi i dha urdhër anijes që të drejtohej për në Shqipëri. Transferimi i emigrantëve, për të cilin kryeministrja italiane ka thënë disa herë se nuk dëshiron të heqë dorë, i është besuar anijes ”Cassiopea”.

Kujtojmë se më herët, dy raste të sjelljes së emigrantëve në qendrat e Shëngjinit dhe Gjadrit u kundërshtuan nga gjyqtarët italianë, të cilët e referuan rastin në Gjykatën Evropiane të Drejtësisë.

Gjykata e Romës mori vendimin kundër qëndrimit të emigrantëve të kapur në det nga Italia, në kampet e ngritura në Shqipëri. Pas këtij vendimi, qeveria italiane nxori një dekret ligjor që rishikonte listën e vendeve të konsideruara të sigurta për riatdhesim.

Në fillim të këtij muaji, kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni tha se marrëveshja me Shqipërinë do vijojë të zbatohet, duke e cilësuar “leksion për Europën”. Kjo marrëveshje u nënshkrua më 6 Nëntor të 2023-it, por deri më tani ka ndeshur mjaft pengesa.

Planin për të vijuar marrëveshjen me Shqipërinë, kabineti i Giorgia Melonit e bazon tek vendimi i Gjykatës së Lartë i 19 Dhjetorit, ku thuhet se është e drejtë e qeverisë për të përcaktuar listën e vendeve të sigurta të origjinës.

Gjykata e Romës, e cila me vendimet e saj ktheu dy herë anijen Libra, ka kërkuar mendimin e Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut për vendet e sigurta të origjinës.

Ndërsa më 25 Shkurt Gjykata Evropiane e Drejtësisë pritet të japë një vendim mbi përcaktimin e vendeve të sigurta.

Sipas mediave italive 653 milionë euro pritet t’i kushtojë Italisë marrëveshja me Shqipërinë për emigrantët e paligjshëm, më një qendër pritjeje në Shëngjin e një tjetër akomodimi në Gjadër. 'Corriere della Sera', në një analizë të gjitha zërat e shpenzimeve, evidenton edhe problemat që mund të hasen në zbatimin e marrëveshjes.  

Mes ndërtimit, menaxhimit dhe pajisjeve komunikuese, të dy strukturat do të kushtojnë gati 69 milionë euro, përfshirë investimet në Portin e Shëngjinit, qendrën e Gjadrit dhe menaxhimi i strukturave dhe mjetet e komunikimit.  25 milionë të tjera nevojiten për institucionin survejancës dhe Shqipërisë do t’i jepen 94 milionë euro për mbikëqyrjen e jashtme./ Pamfleti

meloni emigrantët në shqipëri

Lini një Përgjigje