
Zjarri që ra pasditen e djeshme në kompleksin e pallateve “Kika” në zonën e Komunës së Parisit la pas tre automjete të djegura dhe 4 banorë të asfiksuar që u trajtuan me ndihmë mjekësore në spital, por nuk ka probleme që mund t’ju rrezikojnë jetën.
Policia dhe zjarrfikësit ndërhynë menjëherë për shuarjen e flakëve dhe për evakuimin e banorëve, duke i vendosur nën kontroll pas rreth një ore.
Nga veprimet paraprake ka rezultuar se zjarri te parkimi nëntokësor i kompleksit “Kika 1” ka nisur nga kompresori i frigoriferit të një marketi.
Sipas raportimeve nga strukturat e Mbrojtjes Civile të Bashkisë Tiranë, zjarri në katin nëntokë të Kompleksit Kika në Komunën e Parisit është vënë nën kontroll nga 2 mjete zjarrfikëse dhe 10 efektivë zjarrfikës.
Janë djegur 3 automjete të parkuara, banorët janë evakuuar dhe situata nuk paraqet rrezik për njerëzit. Ka ende prezencë tymi dhe paraprakisht dyshohet se shkaku është një shkëndijë elektrike.
Strukturat e MZSH dhe Policia e Shtetit po vijojnë veprimet në vendngjarje për të garantuar sigurinë dhe hetimin e plotë të rrethanave.
Lini një Përgjigje