
Militantë dhe mbështetës të Partisë Demokratike nuk kanë hequr dorë nga protesta dhe janë rikthyer sërish mbrëmjen e sotme në zonën përpara Kuvendit të Shqipërisë, pavarësisht ndërhyrjeve të mëparshme të policisë dhe shpërndarjes së turmës.
Pas përplasjeve dhe tensioneve të krijuara më herët, protestuesit janë grumbulluar sërish pranë Parlamentit, duke tentuar të afrohen drejt kordonëve të sigurisë. Forcat e policisë kanë reaguar duke shtuar praninë në terren dhe duke përdorur gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën dhe për të mbajtur larg protestuesit nga godina e Kuvendit.
Zona përreth Parlamentit është mbuluar nga tymi i gazit lotsjellës, ndërsa protestuesit janë shpërndarë pjesërisht në rrugët përreth. Situata mbetet e tensionuar, me përballje të herëpashershme verbale dhe lëvizje të vazhdueshme të turmës.
Lini një Përgjigje