TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet10 Shkurt 2026, 19:20

Policia “blindon” Kuvendin, gati edhe autobotet e ujit (Video)

Shkruar nga Pamfleti
Policia “blindon” Kuvendin, gati edhe autobotet e ujit (Video)
Situata para Kuvendit

Pas përshkallëzimit të tensioneve para godinës së Kryeministrisë, ku u shënuan përplasje mes protestuesve dhe forcave të rendit, turma e protestuesve është zhvendosur mbrëmjen e sotme drejt godinës së Kuvendit të Shqipërisë.

Në zonën përreth Parlamentit është vënë re një prani e shtuar e forcave të policisë, me kordonë të shumtë sigurie të vendosur përpara dhe rreth godinës.

Efektivët janë pozicionuar në formacion të ngjeshur, ndërsa njësitë e ndërhyrjes së shpejtë dhe forcat speciale vijojnë të jenë në gatishmëri për të parandaluar incidente të mundshme. Po ashtu në gatishmëri janë dhe autobotet e ujit.

 



 

Lini një Përgjigje