TAGS-AT E JAVËS

Politike10 Shkurt 2026, 19:16

Përfundon tubimi i opozitës para Kryeministrisë, protestuesit zhvendosen drejt Kuvendit

Shkruar nga Pamfleti

Përfundon tubimi i opozitës para Kryeministrisë, protestuesit

Protestuesit u larguan nga zona e Kryeministrisë dhe nisën tubimin para Parlamentit...

Pas hedhjes së bombave molotov dhe fishekzjarreve drejt godinës së Kryeministrisë, protesta e opozitës është zhvendosur para Kuvendit të Shqipërisë.

Ndërsa disa protestues po përpiqeshin të tërhiqnin kangjellat rrethuese para Kryeministrisë, Gazment Bardhi iu afrua atyre dhe u kërkoi të mos qëndronin më aty, por të zhvendoseshin para Kuvendit.

Pas kësaj thirrjeje, protestuesit u nisën para Parlamentit.Ky zhvillim ngjan shumë me skenarin e protestës së fundit të PD-së, ku tubimi filloi para Kryeministrisë dhe më pas u zhvendos drejt Kuvendit.

Duhet theksuar se, krahasuar me protestën e mëparshme, dhuna nga ana e protestuesve (përfshirë molotovët) ka qenë dukshëm më e moderuar. Po ashtu, reagimi i forcave të rendit ka qenë më i përmbajtur: është përdorur vetëm topi me ujë për të shpërndarë turmën, pa gaz lotsjellës, së paku deri në këtë moment.

Ndërkohë, njëjti si tubimin e shkuar, kreu i PD-së është llarguar me automjet drejt selisë pas përfundimit të fjalimit të tij para Kryeministrisë. 

kuvend protesta e 11 shkurtit

Lini një Përgjigje