TAGS-AT E JAVËS

Politike10 Shkurt 2026, 18:38

Berisha paralajmëron Ramën: Shkurti është muaji kur zvarritëm diktatorin

Shkruar nga Pamfleti
Berisha paralajmëron Ramën: Shkurti është muaji kur
Sali Berisha

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka vijuar fjalimin e tij në protestën kombëtare para Kryeministrisë me akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e akuzuar se ka tentuar, sipas tij, një grusht shteti për të mbrojtur abuzime financiare në projekte infrastrukturore.

Në fjalën e tij para protestuesve, Berisha u ndal te një nga projektet rrugore, të cilin e cilësoi si simbol të korrupsionit dhe shpërdorimit të fondeve publike.

Milionë euro janë shpenzuar për të mbrojtur bashkëhajdutën që ndërtoi rrugën Qukës–Qafë Plloç, në një segment 9 milionë euro kilometrin, pa asnjë urë, pa asnjë tunel, aq sa ka kushtuar Rruga e Kombit, e cila ka dhjetëra ura dhe tunele më të gjata dhe është afërsisht tre herë më e gjerë,” deklaroi Berisha.

Ai akuzoi kryeministrin se për dy muaj rresht ka tentuar të destabilizojë institucionet për të mbrojtur, sipas tij, aferat korruptive, duke shtuar se qëndron vetë pas tyre.

Dy muaj, Edi Rama u përpoq të bëjë grusht shteti për të mbrojtur këtë aferë, sepse mbrapa saj është vetë ai, është vetë Edi Rama. Mirëpo, faza e parë e këtij grushti shteti dështoi,” u shpreh Berisha.

Në këtë moment, fjalimi i tij u ndërpre nga duartrokitje dhe brohoritje të forta nga turma, me thirrjet “Rama ik! Rama ik!”. Berisha iu drejtua më pas protestuesve, duke i falënderuar për pjesëmarrjen dhe rolin e tyre në, sipas tij, ndalimin e këtij skenari.

Dhe këtu, ju, burra dhe gra, djem dhe vajza në këtë shesh, ju qytetarë shqiptarë guximtarë, keni të gjithë pjesën e kontributit tuaj, me protestën tuaj. Keni falënderimet dhe mirënjohjen time më të thellë,” tha ai.

Sipas Berishës, protesta e mëparshme ka dhënë një sinjal të fortë si brenda ashtu edhe jashtë vendit, se opozita dhe qytetarët nuk do të pranojnë, sipas tij, mbrojtjen e korrupsionit përmes ndërhyrjeve institucionale.

Revolta juaj në protestën e kaluar dha një sinjal të qartë, brenda dhe jashtë vendit, se ne nuk do të tolerojmë kurrë grushte shteti për të mbrojtur vjedhjet e Edi Ramës,” deklaroi kreu i PD-së.

Duke iu drejtuar drejtpërdrejt kryeministrit, Berisha paralajmëroi se edhe çdo përpjekje tjetër do të dështojë.

Ja ku jemi këtu, Edi Rama. Edhe grushti i dytë që po përgatit do të dështojë. Shkurti është muaji kur ne zvarritëm diktatorin. Shkurti është muaji kur ne do të çlirojmë Shqipërinë,” përfundoi Berisha.

 

berisha proteste

Lini një Përgjigje