TAGS-AT E JAVËS

Politike10 Shkurt 2026, 18:22

“Çdo pushtet që shkel ligjin nuk quhet qeveri, por mafie”, Aulon Kalaja: Shqipëria nën sundimin e një pakice

Shkruar nga Pamfleti
“Çdo pushtet që shkel ligjin nuk quhet qeveri, por
Aulon Kalaja

Gjatë protestës së sotme të opozitës para Kryeministrisë, ka mbajtur një fjalim edhe aktivisti, Aulon Kalaja, i cili u shpreh me tone të forta kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama. Në deklaratën e tij, Kalaja tha se Shqipëria, sipas tij, ndodhet nën sundimin e një pakice që ushtron pushtetin në mënyrë të padrejtë, duke e cilësuar këtë realitet si një formë tiranie.

Sipas Kalasë, problemet kryesore të vendit burojnë nga keqqeverisja dhe korrupsioni, ndërsa ai theksoi se pushteti aktual ka humbur legjitimitetin moral.

Çdo pushtet që shkel ligjin nuk quhet qeveri, por mafie. Historia na ka mësuar se mafia i zgjidh problemet me mafie”, u shpreh Kalaja gjatë fjalës së tij përpara protestuesve.

Aktivisti i PD-së kritikoi gjithashtu, sipas tij, mungesën e reagimit qytetar përballë padrejtësive, duke theksuar se situata aktuale nuk lidhet vetëm me veprimet e qeverisë, por edhe me heshtjen e shoqërisë.

Nuk vuajmë vetëm nga ajo që bën pushteti, por edhe nga mungesa e reagimit tonë. Liria dhe ndryshimi nuk vijnë vetë, ato fitohen me përpjekje dhe guxim. Asgjë e madhe nuk është arritur pa sakrifica”, deklaroi ai.

Kalaja u bëri thirrje qytetarëve të mos qëndrojnë pasivë dhe të mos presin zgjidhje nga faktorë të jashtëm, por të marrin vetë përgjegjësi për të ardhmen e vendit.

Mos prisni nga Zoti dhe as nga ndërkombëtarët, sepse çdo komb çlirohet me përpjekjet e veta. Prandaj fati i popullit tim është edhe fati im”, theksoi ai.

aulon kalaja pd proteste

Lini një Përgjigje