Ka nisur protesta e kombëtare të thirrur nga Partia Demokratike. Protestuesit janë shfaqur me pankarta dhe simbole të ndryshme, ndërsa disa prej tyre kanë veshur uniforma simbolike.
Ndërkohë një nga protestuesit atipik në protestë, është një qytetar i veshur me të zezë, ku shkruan: “Rama, you diktator Albania’/ ‘GO – IK’".

Madje, ajo që tërheq vëmendjen është punimi që ai i ka dedikuar Ramës në këtë protestë.

“Faleminderit zoti Rama që i riktheve studentët në fantazma”, ishte ky një slogan ekspozuar, që ka tërhequr vëmendjen e mediave. Një mesazh që, sipas opozitës, synon të denoncojë politikat qeveritare ndaj të rinjve, arsimit dhe emigrimit.

Protesta zhvillohet në një klimë të acaruar politike. Partia Demokratike akuzon mazhorancën se po pengon funksionimin e drejtësisë, duke mos lejuar mbledhjen e Këshillit të Mandateve për shqyrtimin e kërkesës për heqjen e imunitetit të zëvendëskryeministres Belinda Balluku.

Sipas opozitës, kjo situatë përfaqëson një shumicë parlamentare që, sipas saj, mbron interesat politike dhe jo zbatimin e ligjit.
Ndërkohë, pritet që drejtuesit e opozitës, në krye me liderin e saj, të mbërrijnë në shesh dhe të mbajnë fjalimet kryesore të protestës.
Lini një Përgjigje