TAGS-AT E JAVËS

Politike10 Shkurt 2026, 18:50

Tensione para Kryeministrisë, protestuesit sulmojnë me fishekzjarrë dhe molotov godinën (Video)

Shkruar nga Pamfleti
Tensione para Kryeministrisë, protestuesit sulmojnë me
Tensione para Kryeministrisë

Protestuesit hodhën shishe molotovi drejt godinës qeveritare, ndërsa policia ndërhyri për të shuar flakët dhe për të kontrolluar situatën.

Tensionohet situata në protestën e opozitës para Kryeministrisë. Protestuesit kanë sulmuar me molotovë dhe fishekzjarrë godinën qeveritare, duke i vënë flakën.


Ky veprim ka ardhur menjëherë pasi Sali Berisha ka mbyllur fjalimin e tij në protestë.

Tensione para Kryeministrisë, protestuesit sulmojnë me

Skenar ky i paralajmëruar dhe përdorur edhe në protestat e kaluara.

Molotovët u hodhën drejt fasadës së Kryeministrisë, duke i vënë flakën disa pjesëve të jashtme të godinës.

Tensione para Kryeministrisë, protestuesit sulmojnë me

Menjëherë pas shpërthimit të flakëve, forcat e Policisë së Shtetit ndërhynë me fikëse zjarri për të neutralizuar situatën dhe për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të dhunës.

Ata u përpoqën të mbajnë nën kontroll perimetrin përreth Kryeministrisë.

Ndërkohë që Berisha është larguar dhe shumica e protestuesve janë shpërndarë, disa qytetarë vijojnë të qëndrojnë duke thirrur "Rama ik".

 



 

protesta e pd tensione

Lini një Përgjigje