TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet10 Shkurt 2026, 19:09

Disa protestues përpiqen të thyejnë kordonin e sigurisë para Kryeministrisë, policia u bën thirrje: Largoni fëmijët!

Shkruar nga Pamfleti
Disa protestues përpiqen të thyejnë kordonin e sigurisë para
Protestuesit përpiqen të thyejnë me dhunë kordonin e sigurisë

Gjatë ndërhyrjes, policia bëri thirrje të përsëritura që fëmijët të largohen nga protesta për arsye sigurie.

Vijojnë tensonet në një krah të godinës së kryeministrisë. Protestuesit kanë reaguar duke shkundur e hequr kangjellat rrethuese duke u përpjekur të thyejnë kordonin e polciisë.

Gjatë protestës, një pjesë e protestuesve hodhën mjete piroteknike dhe lëndë djegëse artizanale në drejtim të ndërtesës qeveritare, duke shkaktuar zjarr dhe rrezik për sigurinë publike.

Në përgjigje, policia ndërhyri me autobote me ujë për të shuar flakët dhe për të krijuar distancë mes turmës dhe godinës.

Forcat e rendit u angazhuan gjithashtu për shpërndarjen e protestuesve, ndërsa situata vijoi të mbetet e tensionuar për disa minuta. Gjatë ndërhyrjes, policia bëri thirrje të përsëritura që fëmijët të largohen nga protesta për arsye sigurie.

 

tensione protesta

Lini një Përgjigje