Këshilltarët e mazhorancës në këshillin bashkiak kanë shtyrë për një mbledhje tjetër shqyrtimin e projektvendimit për dhënien e bonusit të qirasë për familjet, banesat e të cilave janë prishur në kuadër të projektit TID.
Projektvendimi ishte parashikuar si pika 13 e rendit të ditës dhe kishte në fokus mbështetjen financiare për familjet e prekura nga shpronësimet. Gjatë mbledhjes u shfaqën kundërshtime dhe tensione, të shoqëruara me protestë nga banorët dhe këshilltarë të Partisë Demokratike.
Pas debateve, mazhoranca vendosi të mos e hedhë në votim këtë pikë dhe ta shtyjë për mbledhjen e ardhshme. Sipas njoftimit zyrtar, vendimi për bonusin e qirasë do të rikthehet për shqyrtim në seancën pasuese të këshillit.
Ndërkohë, familjet e prekura kërkojnë zgjidhje të shpejta për strehimin, duke theksuar se prishja e banesave i ka lënë pa alternativë konkrete.
Lini një Përgjigje