TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet10 Shkurt 2026, 14:16

Protesta kundër projektit TID/ Banorët përplasen me zyrtarët e Bashkisë: Emirjana Sako hap derën, o hajdute!

Shkruar nga Pamfleti
Protesta kundër projektit TID/ Banorët përplasen me zyrtarët
Banorët përplasen me zyrtarët e Bashkisë: Emirjana Sako hap derën, o hajdute!

Banorët u përplasën në hyrje të institucionit me zyrtarë të tjerë dhe me policinë bashkiake që kishte krijuar bllokadë.

Banorë të lagjeve 7 dhe 8 në Durrës, të prekur nga shpronësimet në kuadër të projektit infrastrukturor “Lidhja e Currilave me rrugën “Aleksandër Goga”, protestuan sot para Bashkisë së qytetit.

Në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të planifikuar në orën 12:00, një nga pikat e rendit të ditës lidhet me shpronësimin e banesave që do të shemben për ndërtimin e unazës.

Para nisjes së mbledhjes, banorët u përballën me zyrtarë dhe anëtarë të Këshillit Bashkiak dhe kërkuan llogari për vendimin e shpronësimit të pronave.

“O b*thë q*rë, o kr*vë e m*tit. O lëngaraq, nuk do dalësh më ti? O të q*fsha ropt, të q*fsha motrën”, i është drejtuar një prej protestuesve zyrtarit të bashkisë.

Banorët u përplasën edhe në hyrje të institucionit me zyrtarë të tjerë dhe me policinë bashkiake që kishte krijuar bllokadë.

“Ti ke firmosur për ne, mos guxo të futesh në mbledhje. Ikni nga mbledhja. Turip, turp. Mos e lini legenin, ne po na prishin shtëpinë”, i tha një qytetar anëtarit të Këshillit teksa hynte në mbledhje.

Nga sheshi para bashkisë, ata i bënë thirrje kryebashkiakes Emiriana Sako që t’u lejonte pjesëmarrjen në mbledhje.

“Emiriana Sako hap derën, o hajdute”, dëgjohen të thonë banorët.

Në prononcimet për mediat, banorët deklaruan se nuk kishin marrë njoftim paraprak për prishjen e banesave dhe kundërshtuan vlerën e shpronësimit, duke argumentuar se me atë shumë nuk mund të sigurojnë një banesë tjetër. Ata kërkuan nga bashkia që fillimisht t’u sigurojë strehim.

Sipas bashkisë, është miratuar në parim vlera financiare e shpronësimit prej 867.776.164 lekë për pronat private që preken nga ky investim publik. Janë evidentuar 131 pronarë, privatë dhe shtet, për të cilët është caktuar vlera e shpronësimit.

 

Lini një Përgjigje