TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet10 Shkurt 2026, 14:13

"Jemi kthyer në Republikë Prokurorësh", analisti: Drejtësia nuk po funksionon!

Shkruar nga Pamfleti
"Jemi kthyer në Republikë Prokurorësh", analisti:
Artur Nura

Analisti Artur Nura, ka komentuar zhvillimet e fundit në sistemin e drejtësisë dhe ndikimin e tyre në skenën politike shqiptare.

Sipas Nurës, rezultatet dhe vendimet e fundit tregojnë se opinioni publik ka nisur të kuptojë mosfunksionimin e institucionit më të rëndësishëm të drejtësisë në vend, i cili, sipas tij, ka marrë një rol politik duke cenuar parimin e ndarjes së pushteteve.

Ai theksoi se kjo situatë ka ndikuar më shumë në opozitë dhe partitë e reja, ndërsa ngriti shqetësime për rolin e SPAK, përgjegjësinë e shumicës dhe të ndërkombëtarëve në fuqizimin e tepruar të prokurorisë, si edhe për perceptimin në rritje të dështimit të reformës në drejtësi dhe të Gjykatës Kushtetuese.

“Rezultatet tregojnë që opinioni e ka kuptuar mos funksionimin e institucionit më të rëndësishëm të drejtësisë në Shqipëri. E cila duhet të ndante shapin nga sheqeri, sepse diskutohet demokracia. Ky ishte edhe qëllimi kryesor i kryeministrit, që ishte ndarja e pushteteve. E kemi bërë Shqipërinë si një Republikë prokurorësh dhe kjo është shumë e rëndësishme. Kjo nuk e ka penalizuar mazhorancën, por më shumë për opozitën dhe partitë e reja. SPAK është bërë “partia” më e votuar që ka pasur mbështetjen më të madhe dhe kjo ka filluar të marrë një rrjedhë tjetër, ka filluar të marrë një rol politik dhe kjo është papërgjegjshmëri.

 SPAK nuk mund të jetë partiak, duhet të jetë i besueshëm. Berisha ka shantazhuar Kushtetuesen drejtpërdrejt. Të gjitha këto entuziazmi të pakontrolluara ka dhënë një lloj kolori partiak. Vendimi ka vënë kapakun kësaj situate, por perceptimi për sistemin e drejtësisë ka filluar që të kthjellohet. Kushtetuesja ka dështuar, reformat nuk janë bërë ashtu siç duhet. E dyta është edhe përgjegjësi e ndërkombëtare, sepse me mbështetjen e ndërkombëtare një prokuror i zakonshëm merr një të tillë fuqi, saqë pezullon një anëtarë të kabinetit. Kërkojnë rritje pagash që janë ekstravagante. Kjo është një përgjegjësi që edhe ndërkombëtarët duhet që ta marrin përsipër. Përgjegjësia e parë është e shumicës edhe të këtyre financimeve të tepërta. Strategjia e Berishës është e mbështetur tek puna e SPAK”, tha Nura për "Abc News".

spak drejtesia

3 Komente

  1. F
    Feti Dema

    Anal-isti, sipas gjuhëtarit Dalipaj , është një qenie që edhe kur: politikani flet me bythë, vepron pa mënd , shkel ligjet, ndërton ligje apostafat si i thonë, e si ja do interesi klanor e klientelist, 'Analisti' duhet të veprojë njëjtë , me të njëjtën metodologji si udhëheqësi suprem. Dhe kur të gjithë Anal-istat përputhen Z.Dalipaj ka të drejtë të pretendojë se ja ku forma dhe përmbajtja vërtetojnë teorinë: gjuha shqipe është mëma e të gjitha gjuhëve dhe se gjithë historia duhet studjuar nën këtë fakt.

    1. s
      studio

      magjistari suprem i PS ska zene mend...me historik ...iken vetem kur ta heqin me dru....POR SI MASHTUS NE FILLIM KA THEN ...UNE IKI VET SKA NEVOJE TE ME HIQNI SI SALIU QE IKU ME DRU...FATALITET POLITIK.....ish magjistari PD shoku i grupit te ketij ANADHISTI...e hoqen me dru por prap ska zen mend....cfaj ka historia qe riperserit veteveten....e gjitha kjo zoti pa zotesi ANADHIST ...eshte se gjithmon ata qe ju preken intresat dhe jane te zhutur deri ne gryke me zullume dhe pislliqe...kan qene ndertusit e ketij sistemi te ri nen renojat e vjetra...e si mund tja fusin vetes kta pisa kapur me presh ne duar nga te gjitha krahet politike....si rjedhim e gjith kjo eshte taktike per ti fytur shkopin nen rota dhe ndaluar cdo tentative per drejtesi ....sepse drejtesia reale eshte kokforte nen fakte dhe te ben gropen me hak dhe ligj....kush jane fajtoret dhe abuzuesit e kapur me presh ne duar....RAMA dhe SALIU YT O ANADHIST I PAVARUR....qe trumpeton deshtimin e reformes ne drejtesi....aspak ska deshtuar po jep frute...por avash avash...per shkakun e vetem se zoterit e tu si DHE TI ANADHIST I PAVARUR...dhjesin nga goja dhe e quajne te deshtuar....po te mos egzistojne dyshja RAMA SALI dhe ushtria e bythlepirsave qe shoin deshtim kur burgun e kan ke dera aq afer sa po i trondit.... GJERAT DO ECNIN me SHPEJT....SALIU do te beje politike por politika se shpeton nga zullumet...se pafajsia do fakte dhe prova...ai ka kohe qe si fsheh dot ...keshtu qe llap politikisht dhe do denohet ligjerisht...RAMA qe mburej se ky ishte ZOTI qe ndertoj drejtesine e re....eshte aq i vjeter dhe i dale boje dhe mbi supe mban abuzime dhe perfitime jo ligjore qe ska det qe i lan....e si mund te vazdoje te mburi dhe ta quaje te sukseshme reformen qe po i ben gropen me hak....maska ka rene ....te vertetat po dalin sheshit...te gjith po shohin bemat dhe padrejtesite e kesaj dyshe dhe ushtrise bythlepiseve qe lepijne kokckat qe ju edhin dhe lehin per zoterinjt skllav te pisllikut te tyre 35 vjecar....e kuptove zoti ANADHIST....se kush e do te deshtuar reformen ne drejtesi dhe kush e pengon ne te vertete...mund ta vonojne por smund ta ndalojne....fundi eshte afer...kjo dyshe ka nje perparesi....sa me shume ta zgjasin aq me teper fitojne ata qe reforma do ti beje gropen por sdo ja dalin...dhe fundi dihet... njerzit me durim dhe dashuri po presin...por faj fatal ne kte histori kan grupimet politike PD PS ....QE BEJNE SEHIR NUK KAN PARE GJE ...SKAN DEGJUAR GJE....ASGJE SPO NDODH...DHE I BINDEN ENVEREVE RAMA SALI...DHE NE PARTITE E TYRE KA VETEM BYTHLEPIRES DHE ASNJE BURRE ....TROC PARTI BASHKEPUNTORE NE KRIM DHE HESHTJE KRIMINALE....VETEM NE DIKTATURE DHE MAFIE NUK NDIHET ASKUSH POR BEHET PALE NE KRIM....zoti ANADHIST

      Lini një Përgjigje