TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet10 Shkurt 2026, 14:36

Ambasada Amerikane paralajmëron shqiptarët: Nëse shkelni ligjin, iu hiqet viza 

Shkruar nga Pamfleti

Ambasada Amerikane paralajmëron shqiptarët: Nëse shkelni ligjin,

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka reaguar me një njoftim publik lidhur me pasojat ligjore që mund të ketë shkelja e ligjit nga shtetasit e huaj në territorin amerikan.

Në mesazhin e publikuar, ambasada thekson se viza amerikane nuk përbën një të drejtë automatike, por një privilegj që mund të revokohet në rast përfshirjeje në veprime penale.

Sipas paralajmërimit, arrestimi për vepra të ndryshme gjatë qëndrimit në SHBA mund të ndikojë drejtpërdrejt në statusin e vizës dhe në mundësinë për të udhëtuar sërish në të ardhmen.

Përmes këtij reagimi, ambasada rikujton se respektimi i ligjit është kusht thelbësor për ruajtjen e statusit të vizës amerikane.

“Nëse arrestoheni për sulm, dhunë në familje ose krime të tjera ndërsa ndodheni në Shtetet e Bashkuara, viza juaj amerikane mund të anulohet dhe mund të bëheni të papërshtatshëm për viza në të ardhmen. Një vizë është një privilegj, jo një e drejtë e cila mund të hiqet nëse shkelni ligjin”, thuhet në mesazhin e Ambasadës Amerikane.

 

ambasada amerikane viza amerikane

Lini një Përgjigje