TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet10 Shkurt 2026, 16:44

Anila Bisha padit qeverinë në gjykatë, kërkon të mos i përdoret më imazhi i saj te “Diella"

Shkruar nga Pamfleti
Anila Bisha padit qeverinë në gjykatë, kërkon të mos i
Aktorja Anila Bisha dhe "Diella"

Aktorja kërkon që imazhi i saj të mos përdoret më deri në përfundim të procesit gjyqësor.

Aktorja Anila Bisha ka depozituar padi në Gjykatën Administrative kundër Këshillit të Ministrave, Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) dhe kompanisë private të përfshirë në projekt, duke kërkuar pezullimin e përdorimit të imazhit të saj në figurën e ashtuquajtur “ministre virtuale” Diella.

Sipas padisë së paraqitur nga aktorja 57-vjeçare, kërkohet marrja e një mase sigurimi që imazhi i saj të mos përdoret më deri në përfundim të procesit gjyqësor, shkruan "Zëri.al".

Çështja lidhet me përdorimin e pamjes së saj, të rikrijuar në formë avatar, për figurën virtuale “Diella”, e prezantuar publikisht si ministre e Prokurimeve Publike.

Anila Bisha pretendon se përdorimi i imazhit të saj në këtë formë është bërë pa bazë ligjore dhe jashtë kushteve kontraktuale. Sipas saj, kontrata e lidhur mes saj dhe kompanisë Aleat kishte afat deri më 31 dhjetor 2025 dhe parashikonte vetëm dhënien e lejes për përdorimin e imazhit për asistenten virtuale “Diella” në platformën e-Albania.

Anila Bisha padit qeverinë në gjykatë, kërkon të mos i

Në padi theksohet se kjo marrëveshje nuk përfshinte përdorimin e imazhit të aktores për krijimin ose promovimin e një “ministre virtuale”, rol që sipas aktores përbën një tejkalim të qartë të autorizimit të dhënë.

diella anila bisha padi

Lini një Përgjigje