TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet10 Shkurt 2026, 20:01

“Oh my God”/ Gazetari i huaj plagoset nga molotovi para Kuvendit

Shkruar nga Pamfleti
“Oh my God”/ Gazetari i huaj plagoset nga molotovi para Kuvendit
Momenti kur plagoset gazetari

Një gazetar i huaj ka mbetur i lënduar gjatë protestës së opozitës të zhvilluar para godinës së Parlamentit. Sipas informacioneve paraprake, bëhet fjalë për një shtetas të huaj që po raportonte nga protesta.

Në pamjet e shpërndara nga vendngjarja dëgjohen zëra që pretendojnë se ai është “gazetar amerikan që bën podkast”, megjithatë ky informacion nuk është konfirmuar zyrtarisht deri më tani.

Gazetari është ndjerë keq në momentin kur policia ka ndërhyrë duke përdorur gaz lotsjellës për shpërndarjen e protestuesve. Siç shihet në pamje, ai ka shfaqur shenja shqetësimi dhe ka pasur nevojë për ndihmë të menjëhershme.

Në ndihmë të tij kanë ndërhyrë protestues të tjerë, por edhe efektivë të policisë, të cilët i kanë dhënë ujë dhe e kanë larguar nga zona e përplasjes.

Deri në këto momente nuk ka një reagim zyrtar nga autoritetet lidhur me gjendjen shëndetësore të gazetarit apo rrethanat e sakta të incidentit.

protesta gazetari i ruaj incident

1 Komente

  1. Гектор!

    Pse nuk e degjove thirrjen e ambasades amerikane gazetar?

    Lini një Përgjigje