TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 1 Mars 2026, 10:42

Mevlan Ademi vlerëson mesazhin e Presidentit Begaj: Shqipëria qëndron krah studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut

Shkruar nga Pamfleti
Mevlan Ademi vlerëson mesazhin e Presidentit Begaj: Shqipëria
Mevlan Ademi, Presidenti Bajram Begaj

Iniciatori i provimeve të jurisprudencës në gjuhën shqipe në Maqedoninë e Veriut, Mevlan Ademi, reagoi pas mesazhit publik të Presidentit të Shqipërisë, Bajram Begaj, duke e vlerësuar atë si një mbështetje të hapur për studentët shqiptarë të drejtësisë.

“Kur bijtë e shqipes hasin në vështirësi, Nëna Shqipëri përgjigjet,” deklaroi Ademi.

Ai theksoi se Presidenti përcolli një mesazh të drejtpërdrejtë për studentët sqhiptarë në Maqedoninë e Veriut: 

Sipas Ademit, në një periudhë kur, siç u shpreh ai, “zëri i studentëve nuk merret sa duhet në konsideratë dhe kur gjuha shqipe trajtohet si problem”, kreu i shtetit rikujtoi se gjuha dhe identiteti kombëtar përbëjnë bazë themelore të kombit dhe nuk janë elementë formalë.

“Gjuha jonë është histori, është sakrificë, është amanet brezash,” u shpreh ai.

Ademi falënderoi gjithashtu ambasadorin e Shqipërisë në Shkup, Denion Meidani, duke vlerësuar angazhimin e tij institucional në këtë proces.

“Ky qëndrim na jep forcë, besim dhe përgjegjësi për të vazhduar përpara me dinjitet,” përfundoi Ademi, duke theksuar se uniteti rreth gjuhës dhe identitetit mbetet përgjigjja më e fortë ndaj sfidave.

presidenti bajram begaj

Lini një Përgjigje