“Luftë” mes protestuesve dhe policisë në ish-Bllok
Janë përshkallëzuar tensionet në protestën e PD. Protestuesit të cilët ndodhen në zonën e ish-bllokut në këto momente kanë hedhur molotovë drejt policisë. Kjo e fundit ka intensifikuar hedhjen e ujit dhe gazit lotsjellës.

“Çdo pushtet kur aplikon dhunën tregon se po ndjen fundin. Kjo që po zhvillojmë sot në një kryengritje paqësore, asnjë akt dhune, barbarët e pushtetit të panikosur bëjnë terror rrugëve të Tiranës. Ne nuk ndalemi”, u shpreh Flamur Noka, ndërsa u shfaq i lagur nga uji i hedhur nga policia.

Më herët, gjatë marshimit në zona të tjera të kryeqytetit, është hedhur një molotov në afërsi të vilës së ish-diktatorit Enver Hoxha. Pas këtij momenti, forcat e rendit kanë shtuar masat dhe kanë ndërhyrë për të mos lejuar përshkallëzim të mëtejshëm.
Lini një Përgjigje