TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet28 Shkurt 2026, 20:47

Tym e flakë te Vila 31/ U nisën për të rrëzuar Ramën, protestuesit sulmojnë me molotovë vilën e ish-diktatorit Hoxha (Video)

Shkruar nga Pamfleti
Tym e flakë te Vila 31/ U nisën për të rrëzuar
Protestuesit sulmojnë vilën ish-diktatorit Hoxha

 Sulmohet nga protestuesit e PD shtëpia e ish-diktatorit Enver Hoxha

Tubimi i PD ka dalë jashtë kontrollit. Masivë molotovësh dhe mjetesh piroteknike janë hedhur drejt vilës së Enver Hoxhës në zonën e ish-Bllokut.

Molotovë janë hedhur në ballkonet e vilës ndërsa brenda ndodhen dhe njerëz, ndërtesë e cila tashmë është kthyer në qendër të artistëve.

Tym e flakë te Vila 31/ U nisën për të rrëzuar

Theksojmë që shumica e molotovëve të protestës së sotme u hodhën pikërisht në këtë ndërtesë. Protestuesit e drejtuar nga Berisha u nisën për të rrëzuar Edi Ramën dhe përfunduar duke I vënë flakën, shtëpisë së ish-diktatorit të vdekur.

Në protestën e sotme, organizatorët e  protestës së PD, e kursyen Kryeministrinë nga molotovët.

Pas këtij momenti, forcat e rendit kanë shtuar masat dhe kanë ndërhyrë për të mos lejuar përshkallëzim të mëtejshëm. Ndërkohë, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është parë duke hipur në automjet dhe duke u larguar nga zona e protestës, ndërsa situata mbetet dinamike dhe nën monitorim të forcave të rendit.

Tubimi nisi përpara godinës së Kryeministrisë, për t’u zhvendosur më pas drejt Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë. Pas kalimit në qendër të qytetit, protesta vijoi pranë selisë së Partisë Socialiste dhe më pas zbriti drejt Drejtorisë së Policisë Tiranë.

vila e enverit sulm tubimi i pd

2 Komente

  1. Z
    Zbuzhu

    Frrok Çupi cfare mendon? Kellira qe vjen ere edhe qelb edhe ashensoret , cfare mendimi ka per kete rast ?

    1. T
      Thashetheme

      Edhe mendimi i shokut Spartak Kico ngjela do te ishte i nevojshem te dihej ne kete rast. Eshte edhe ky nje ideolog kalibri,analist me pikepamje te thella liberale.....

      Lini një Përgjigje