TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet28 Shkurt 2026, 20:33

Protestuesit zhvendosen para Drejtorisë së Policisë Tiranë, kordon policor në hyrje të rrugës

Shkruar nga Pamfleti

Protestuesit zhvendosen para Drejtorisë së Policisë Tiranë,

Protestuesit e Partisë Demokratike janë zhvendosur këtë mbrëmje para Drejtorisë së Policisë Tiranë, pas një marshimi në disa prej akseve kryesore të kryeqytetit.

Tubimi nisi përpara godinës së Kryeministrisë, për t’u zhvendosur më pas drejt Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë. Pas kalimit në qendër të qytetit, protesta vijoi pranë selisë së Partisë Socialiste dhe më pas zbriti drejt Drejtorisë së Policisë Tiranë, ku aktualisht ndodhen protestuesit.

Forcat e rendit kanë krijuar një kordon sigurie që në hyrje të rrugës që të çon drejt godinës, duke mos lejuar afrimin e turmës pranë ambienteve të policisë. Efektivët janë vendosur në disa rreshta, ndërsa situata deri në këto momente paraqitet e qetë dhe pa tensione.

Protesta po zhvillohet në formë marshimi, pa podium dhe pa fjalime qendrore, ndërsa në terren janë angazhuar forca të shumta policie për të monitoruar situatën dhe për të parandaluar përshkallëzimin e mundshëm.

Lini një Përgjigje