TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet28 Shkurt 2026, 19:52

Militantët zhvendosen në qendër të Tiranës, kalojnë para Kuvendit pa incidente (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Militantët zhvendosen në qendër të Tiranës,

Pas përplasjeve pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë, militantët e Partisë Demokratike janë zhvendosur në marshim drejt zonës së “9-katsheve”, duke kaluar më herët para godinës së Kuvendit.

Ndryshe nga protesta e kaluar, kur në zonën e Parlamentit pati tensione dhe përdorim të gazit lotsjellës, këtë herë kalimi i turmës para Kuvendit është zhvilluar pa incidente. Në tubimin e mëparshëm, përplasjet u shoqëruan me ndërhyrje të policisë dhe situata u tensionua edhe në afërsi të Xhamisë së Namazgjasë, ku u raportua për shqetësim, pasi besimtarët po faleshin dhe u mbytën nga gazi.

Në marshimin e sotëm, forcat e rendit kanë qëndruar në gatishmëri, por nuk është regjistruar përdorim force në zonën e Parlamentit. Protestuesit kanë vijuar lëvizjen drejt “Pedonales”, ndërsa mbetet e paqartë se cili do të jetë destinacioni i radhës.

Protesta e PD-së po zhvillohet në formë marshimi në rrugët e Tiranës, pa podium dhe pa fjalime qendrore, ndërsa në terren janë angazhuar rreth 1500 forca policie për të monitoruar situatën dhe për të parandaluar përshkallëzimin e tensioneve.

Lini një Përgjigje