TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 1 Mars 2026, 10:42

Protesta e PD-së, policia padit në SPAK deputetin Klevis Balliu

Shkruar nga Pamfleti
Protesta e PD-së, policia padit në SPAK deputetin Klevis Balliu
Molotovi i hedhur nga protestuesit në ish Bllok, te vila e Enver Hoxhës

Policia e Shtetit ka arrestuar 4 persona, të cilët akuzohen për akte dhune në protestën që Partia Demokratike mbajti ditën e djeshme.

Policia po ashtu ka çuar në SPAK deputetin Klevis Balliu, i cili akuzohet organizim të paligjshmët të tubimeve.

"Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se këta shtetas, gjatë protestës, kanë ushtruar akte të dhunshme, kanë kundërshtuar punonjësit e policisë, si dhe kanë hedhur lëndë piroteknike dhe molotov në drejtim të punonjësve të policisë dhe të Vilës 31, në momentin kur në ambientet e saj ndodheshin persona brenda, shtetas të huaj, duke rrezikuar sigurinë e tyre. Si pasojë janë shkaktuar dëmtime në këtë godinë, si dhe janë dëmtuar 32 kosha mbeturinash të vendosura nga Bashkia Tiranë.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar objekte dhe sende të hedhura (molotovë dhe lëndë piroteknike), të cilat janë dërguar për ekspertime të mëtejshme kriminalistike.

Më tej, është proceduar në gjendje të lirë një shtetas i mitur, 16 vjeç, pasi iu gjet me vete municion i dyshuar për armë sportive.

Si dhe u referuan materialet në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për shtetasin K. B., deputet, pasi ka shkelur ligjin nr. 9754, datë 14.06.2007 “Për Përgjegjësinë Penale të Personave Juridikë” si dhe për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme”.

Gjithashtu, janë administruar pamjet filmike të protestës dhe vijon këqyrja e tyre për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në veprimtari kriminale.", njofton policia.

Ndërkohë në gjendje të lirë është proceduar një 16-vjeçar të cilit iu gjet me vete municion i dyshuar për armë sportive.

Kujtojmë se në protestën e 28 shkurtit nga opozita pati hedhje të lëndëve piroteknike dhe molotovëve. Protestuesit marshuan drejt disa institucioneve ndërsa policia u kundërpërgjigj me ujë me presion dhe gaz lotsjellës.

 

 

protesta e pd-së policia padit klevis balliun në spak

Lini një Përgjigje