TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet28 Shkurt 2026, 21:35

Sulmi me molotovë, Vila e Enver Hoxhës e mbushur me të huaj

Shkruar nga Pamfleti
Sulmi me molotovë, Vila e Enver Hoxhës e mbushur me të huaj
Vila e ish-diktatorit në flakë

Tensione të forta janë regjistruar gjatë protestës së opozitës pranë vilës së ish-diktatorit Enver Hoxha, ku protestues të Partisë Demokratike hodhën shishe molotovi në drejtim të godinës.

Si pasojë e sulmit me lëndë djegëse, objekti u përfshi nga flakët, ndërsa re të dendura tymi të zi u panë në të gjithë zonën përreth, duke shkaktuar panik mes qytetarëve dhe kalimtarëve.

Sipas informacioneve paraprake, brenda vilës ndodheshin 12 artistë, shumica të huaj. Ata janë nxjerrë nga godina nga ana tjetër e objektit falë ndërhyrjes së shpejtë të forcave zjarrfikëse, të cilat arritën të vënë nën kontroll flakët.


Nuk ka ende një njoftim zyrtar për persona të lënduar, ndërsa policia ka shtuar masat e sigurisë në zonë dhe po punon për identifikimin e autorëve të hedhjes së mjeteve zjarrvënëse.

Një vit më parë  vila 31 u kthye në ‘Art Explora’. Prej kohësh, fondacioni francez Art Explora është kujdesur për të rehabilituar dhe për të marrë në menaxhim vilën e njohur dhe për ta kthyer në një qendër vizitorësh.

protesta vila 31

Lini një Përgjigje