TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet20 Maj 2026, 21:17

Marrëveshja e detit dhe kurthi i Hagës, Artur Meçollari: Pse Shqipëria mund të dalë me më pak sipërfaqe se sa ka sot

Shkruar nga Pamfleti
Marrëveshja e detit dhe kurthi i Hagës, Artur Meçollari: Pse
Artur Meçollari

Kryeministri Edi Rama është i vendosur të çojë çështjen e delimitimit detar me Greqinë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë. Por sipas ish-kapitenit të Forcës Detare shqiptare Artur Meçollarit, dy nga pikat e dakordësuara gjatë negociatave të vitit 2018 do të rrëzoheshin me siguri në Hagë, duke i lënë Shqipërisë më pak territor detar sesa ajo që është arritur tashmë në tryezën e negociatave. Këtë e deklaroi Meçollari në podcast-in “Të Pashoq” të Pamfletit.

Sipas Meçollarit, vendimi i vitit 2020 për ta çuar çështjen në Hagë nuk përfshin vetëm pikat e pandakordësuara nga negociatat e vitit 2018, por rrezikon të rihapë edhe ato të dakordësuara.

Meçollari shton një dimension tjetër rreziku: marrëveshja e re mund të ndërhyjë sërish në raportet Greqi-Turqi, ashtu siç bëri neni 2 i marrëveshjes së vitit 2009, i cili u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese shqiptare në vitin 2015. Ai nen kishte favorizuar Greqinë në lidhje me ishullin Kastelorizo, në një zonë me sipërfaqe mbi 500.000 km2 deti të kontestuar midis Greqisë dhe Turqisë.

Artur Meçollari: Çfarë ndodhi mbas marrëveshjes së vitit 2009, ne e dimë shumë mirë, e kemi të qartë që gjithë shteti arriti në një, në një, me thënë, media, opinioni publik u ngritën kundër marrëveshjes. U ngrit gjykata kushtetuese, u çua çështja në gjykatën kushtetuese, u mori një vendim. dhe në fund kemi dhe prishjen e marrëdhënieve ose dëmtimin e rëndë të marrëdhënieve me Turqinë, vetëm për shkak të marrëveshjes së vitit 2009. Sepse marrëveshja e vitit 2009 kishte bërë një gabim jashtëzakonisht të rëndë. Në nenin dy të saj, ajo kishte ndërhyrë në marrëdhëniet Turqi-Greqi. Në favor të Greqisë. Pra, përveç se nuk kishte zbatuar parimet bazë për delimitimin e hapësirave detare midis Greqisë dhe Shqipërisë, ku ishte në dëm të Shqipërisë dhe në favor të Greqisë, kishte ndërhyrë dhe në marrëdhëniet Greqi-Turqi, në lidhje me me dhenun lindor, me delimitimin e hapësirave detare me dhenun lindor duke favorizuar Greqinë.

Bëhet fjalë për ishullin e Kastelorizos, ku ku sipërfaqja e kontestuar është mbi 500.000 km2. Pra, të gjithë këtë kaos e krijoi një kryetar i grupit negociator i cili quhet Ferit Hoxha. Tani çfarë po ka ndodhur? Kryeministri në vitin 2020 vendosi të çojë çështjen në Hagë. Por nuk vendosi të çojë çështjet të cilat nuk ishin dakordësuar në vitin 2018, por vetëm, pra, mund të jetë normale, çështje të cilat nuk janë dakordësuar në negociatat e vitit 2018, mund të çohen në Hagë. Ky është një vendim politik. Por nuk mund të çojë e gjithë çështja dhe ato që janë negociuar.

Sepse ato që janë negociuar dhe që është dakordësuar, ne mund të na rrëzojnë, jo mund të na rrëzojnë, por me 100% dy nga ato na rrëzojnë në Hagë, që do të thotë neve në Hagë marrim më pak sesa çfarë kemi negociuar në 2018-ën dhe për të realizuar këtë qëllim kryeministri nuk bëri gjë tjetër, solli Ferit Hoxhën dhe ne mund të jemi në të njëjtën situatë si në 2009-ën, të humbasim sipërfaqe që 40 km2 është e garantuar që do t'i humbasim, por ne mund të futemi përsëri në konfliktin apo në kundërshtinë midis Greqisë dhe Turqisë të siç u futëm në vitin 2009 dhe kjo është një nga arsyet që qeveria turke sot përveç faktit që ka një problematikë me Ministrinë e Mbrojtjes në lidhje me investimet në fushën e mbrojtjes, ka dhe një problem tjetër që Shqipëria mundet jo pa dashje, nuk mund ta them pa dashje, por e orientuar kryesisht nga tendenca për të hyrë, për të hapur negociatat me Bashkimin Europian, të dëmtojë marrëdhëniet me Turqinë duke mbajtur një pozicion pro-grek në raportet me detar midis Greqisë dhe Turqisë. Gjë që do të ishte gabimi më fatal që mund të bënte. Dhe kjo është arsyeja që ne nuk duhet të ndjekim të njëjtën linjë që u ndoq në vitin 2009. Nuk duhet të ndjekim të njëjtën linjë.

 

 

mecollari te pashoq deti

Lini një Përgjigje