I gjithë bregdeti shqiptar, me gjatësi 549 km, zhvillohet pa asnjë dokument strategjik, pa plan rregullues dhe pa studim fizibiliteti. Ky është gjykimi i ish-kapitenit të Forcës Detare shqiptare Artur Meçollari, i shprehur në podcast-in “Të Pashoq” të Pamfletit, i cili e përshkruan situatën si kaos të krijuar me qëllim nga qeveria Rama.
Sipas Meçollarit, në vitin 2019 ka pasur një propozim konkret në Këshillin e Ministrave për të rregulluar të gjithë vijën bregdetare nëpërmjet një plani të detajuar. Ky plan do të përcaktonte ku do të kishte plazh dhe cili do të ishte kapaciteti i tij, ku do të ndërtohej port detar, port peshkimi, marinë, depot karburanti. Propozimi nuk u zbatua.
“Shqipëria është në gap. Nuk kemi dokumente strategjike që zhvillojnë të gjithë vijën bregdetare. Nuk kemi strategji transporti që rregullon çështjen e porteve, nuk kemi plan rregullues për bregdetin”, tha Meçellari.
Meçollari e ilustron pasojën me rastin e Ksamilit, ku kapacitetet akomoduese janë shumë herë më të mëdha sesa kapacitetet e plazhit për të akomoduar turistët. Kjo, sipas tij, është shprehja më e dukshme e zhvillimit mbi kapacitetet reale bregdetare.
Mungesa e planit rregullues nuk është rastësi administrative. Meçollari e shpjegon me një logjikë të thjeshtë politike: “Kryetari i bashkisë më i lumtur është ai që nuk ka plan rregullues, pasi ai mund t’i japë leje si të dojë. Kurse plani rregullues të vendos kufizime.”
E njëjta logjikë, sipas tij, vlen edhe në nivel qendror. Rezultati i kësaj politike është ajo që Meçollari e quan “teoria e tokës së zhveshur”: kapja e tokës publike pa planifikim, me ndërtim mbi kapacitetet mjedisore dhe pa respektim të rregullave. “Duket sikur jemi në teorinë e tokës së zhurme. Hajde ta kapim, se nuk i dihet çfarë do të ndodhë më mbrapa. Sepse qeveritë e përjetshme nuk ka, kryeministrit të përjetshëm nuk ka”, tha Meçellari.
-Kemi disa pika, çështje që ju i njihni mirë dhe do donim këndvështrimin dhe analizën tuaj. Për të qenë më të saktë edhe teknikisht. Me VKM numër 59 dhe 60, datë 26 janar 2022, qeveria Rama tkurri me një vendim të vetëm tre zonat më të rëndësishme të mbrojtura të vendit, si Butrinti, Kunevaini Patoku dhe një ridimensionim të parkut Divjak Karavasta. Këto janë akte mjedisore apo kemi të bëjmë me një operacion të koordinuar për lirimin e tokës publike për investime më pas?
Artur Meçollari: Shiko, këto janë tre vendime të cilat në fakt, ëh, duken si të shkëputura, por nuk janë të shkëputura nga e tëra. Po të shkojmë në të gjithë bregdetin e Shqipërisë, ka ndodhur i njëjti fenomen. Ëhë. Mosrespektimi i mjedisit dhe ndërtimi mbi kapacitetet e nevojshme që duhen për një turizëm të pranuar. Sepse në fakt, kur flasim për turizëm, sidomos për turizmin tokësor, pasi turizmi detar është një ndërlidhje midis turizmit tokësor dhe detar. Kur flasim për turizmin tokësor, ky turizëm nuk mund të jetë mbi kapacitetet bregdetare, mbi kapacitetet që kanë plazhet apo që ka ëh, konfiguracioni i bregdetit e të tjera. Po marr rastin e Ksamilit, ku kapacitetet akomoduese janë shumë herë më të mëdha sesa kapacitetet për njerëzit për të bërë plazh. Që është gjëja më e dukshme. Por në rastin konkret, kemi të bëjmë me një zhvillim të paplanifikuar dhe në shkelje të mjedisit, pra të rregullave mjedisore. Ky është një përkufizim i thjeshtë që mund të bëj unë. Pastaj po t'i marrim rast pas rasti, dalim tek Butrinti.
Butrinti është rast flagrant, pasi në fakt kemi të bëjmë me një, pasuri kombëtare, me një trashëgimi kombëtare e cila në fakt është e papërsëritshme për nga natyra se siç është Butrinti. Apo raste të tjera që është laguna, kemi Sazanin më pas, kemi Zvërnecin, për të cilin mund të japim edhe disa detaje të tjera. Pra, kemi një fenomen i cili në fakt, siç e përshkrova, është mungesë planifikimi dhe, mosrespektimi i mjedisit. Në 2019-ën ka pasur një debat në Këshill të Ministrave. Duhet të ketë qenë muaji ose korrik ose gusht. Në lidhje me vijën bregdetare të Shqipërisë. Dhe është diskutuar çështja e planifikimit të vijës bregdetare. Ku bëhet fjalë, planifikimi siç bëhet planifikimi ose, plani rregullues i një qyteti. Kryetari i bashkisë më i lumtur është ai që nuk ka një plan rregullues. Pasi ai mund t'i japë leje si të dojë. Kurse plani rregullues të vendos kufizime dhe në 12 19-ën, doli ky si propozim që e gjithë vija bregdetare e Shqipërisë, e cila ka një gjatësi prej 400 549 km, të rregullohej nga pikëpamja e planifikimit. Pra, ku do të kishte plazh, cili do të ishte kapaciteti i plazhit, ku duhet të ndërtohej një port detar, ku duhet të ndërtohej një port peshkimi, ku duhet të ndërtohej një marinë, ku duhet të ndërtohej një benzinat apo një petrolifer, pra të gjitha këto, e gjithë kjo vijë bregdetare të rregullojë.
Në fakt nuk u rregullua. Nuk u rregullua sepse nga pikëpamja strategjike, Shqipëria është në gap. Pra, neve nuk kemi dokumenta strategjike, nga strategjia e sigurimit, të cilat zhvillojnë të gjithë vijën bregdetare. Pra nuk kemi po themi, strategji transporti, e cila rregullon çështjen e porteve, nuk kemi strategji ose plan rregullues për bregdetin, të cilat në fakt nuk bëjnë gjë tjetër veçse krijojnë atë teorinë e kaosit. Ndërtimin pa planifikim dhe teorinë e kaosit. Dhe në këtë kaos të krijuar qëllimisht nga qeveria, pikërisht është krijuar, janë krijuar këto këto elementë që ndërtohet pa plan dhe duke mos respektuar kushtet mjedisore.
Rasti është Butrinti, por mund të marr edhe Zvërnecin, një zonë e mbrojtur prej shumë vitesh dhe që synohet të prishet gjithë biodiversiteti i Lagunës së Nartës. Pra, elementë ose veprime me pasoja të pariparueshme dhe për një kohë të gjatë. Kjo është ajo që po ndodh në bregdetin shqiptar. Duket në fakt, nga ajo që shikojmë, duket sikur jemi në teorinë e tokës së zhurme. Pra, hajde ta kapim, se nuk i dihet se çfarë do të ndodhi më mbrapa. Sepse kuptohet qeveritë e përjetshme nuk ka, kryeministrit të përjetshëm nuk ka. Dikur do vijë një ditë që dhe ky kryeministër do iki, por toka ose mjedisi do të jetë.
Lini një Përgjigje