Në vitin 2012, Shërbimi Informativ Ushtarak shqiptar vuri nën përgjim ish-kapitenin e Forcës Detare Artur Meçollarin me leje të prokurores së Përgjithshme Ina Rama. Qëllimi i vërtetë nuk ishte Meçollari. Ishte atashe ushtarak i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë.
Këtë e rrëfeu vetë Meçollari në podcast-in “Të Pashoq” të Pamfletit. Sipas Meçollarit, të gjitha bisedat e përgjuara u transkriptuan. Në asnjë prej tyre nuk kishte kontakt me persona rusë, grekë apo kinezë. Të tre personat e huaj me të cilët Meçellari kishte biseduar ishin atashé ushtarakë të vendeve anglo-saksone. Bisedat ishin të karakterit të zakonshëm profesional: takime pune, kafe, çështje të përditshme të detyrës.
Arsyeja pse Meçollari u përdor si objektiv i tërthortë ishte teknike: qeveria Berisha nuk mund të përgjonte drejtpërdrejt atasheun ushtarak amerikan pa shkaktuar një incident diplomatik të menjëhershëm. Përgjimi i Meçollarit, i cili bashkëpunonte rregullisht me të, ishte rruga e tërthortë.
-Sali Berisha ju ka quajtur disa herë publikisht spiun. Por kujtojmë këtu që ju keni në duar për shembull Top Secret të NATO-s, çertifikatën e njohur. Jeni dekoruar nga ish-kreu i NATO-s, Jens Stoltenberg, jeni falenderuar po ashtu nga James Mattis për Afganistanin. Pse mendoni se ish-kryeministri përsërit akuzat ndaj jush? Çfarë realisht e shqetëson atë tek ju?
Artur Meçollari: Zoti Berisha e di shumë mirë që unë di diçka. E di shumë mirë, domethënë që unë di diçka. Dhe që ai, domethënë, mua më kanë pyetur dhe në dy-tre televizione të tjera dhe më kanë thënë Zoti Berisha të ka quajtur spiun, pse nuk e ke hedhur në gjyq? I kam thënë është non grata. Kjo ka qenë vetëm, e vetmja përgjigja ime. Por në fakt historia është pak më e ndërlikuar. Sepse në fakt, në vitin 2000 në 2012-ën unë jam vënë nën përgjim. Jam vënë nën përgjim nga Shërbimi Informativ ushtarak. Me leje, lejen e ka miratuar, nuk e di se si ja kanë marrë, e ka miratuar ish-prokurori i përgjithshëm Ina Rama, në atë periudhë. Dhe në fakt të gjitha përgjimet janë transkriptuar. Unë kam folur, me thënë, në ato përgjime që ka bërë Shërbimi Informativ ushtarak, unë jam kapur duke folur vetëm me tre persona të huaj. Të tre këta atashé ushtarakë në Shqipëri të tre vendeve anglo-saksone. Pra nuk ka në dëshmi, ose në transkriptimin e bisedave, nuk ka asnjë dëshmi, ose asnjë bisedë me një person rus, grek, kinez, ja vetëm tre vende anglo-saksone. Ata atasheh ushtarakë me të cilët unë bashkëpunoja, siç bashkëpunojnë edhe sot.
Por thelbi nuk është ky. Sepse Zoti Berisha e përdori të gjithë këtë histori, ose përgjimin tim për të përgjuar atashehun ushtarak amerikan. Më përgjonte mua sepse nuk përgjonte dot direkt ata shehun ushtarak amerikan, por ata ishin në dijeni që unë po përgjohesha. Dhe një ditë, dhe historia, sepse në fakt ka pasur një çarje midis qeverisë së Berishës dhe qeverisë dhe Shteteve të Bashkuara, ka pasur një çarje të paktën, mua më rezulton mbas blerjes së pajisjes së përgjimit IMSI-Catcher. Aty më rezulton çarja. Duket që blerja e saj ka qenë e pakëshilluar me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe kjo përdorej nga shërbimi informativ ushtarak. Dhe duket kjo duhet të ketë qenë dhe në fakt, historia tregoi që përgjimi im nuk ishte objekt, nuk isha unë. Por ishte ata sheu ushtarak i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i cili një ditë mbas lirimit tim është shpallur non grata nga qeveria Berisha. Në 5 tetor 2012. E kupton?
-Kjo është Interesante, unë po dëgjoj për herë të parë.
Artur Meçollari: Po ta them unë, është shpallur non grata. Jo me dokument zyrtar. Dhe historia ka ndodhur në zyrën e ministrit të Mbrojtjes. Arben Imami, në orën 10:00 të datës 5 tetor është thirrur, është thirrur ambasadori Arvizu. Dhe e shpallën non grata. Por amerikanët nuk e shitën atashehun e tyre, siç ndodhi në vitin 96, kur kur nxorrën ose kur shpallën në një farë mënyre non grata këshilltarin e ministrit në atë kohë, Zhulali, Danny Lane, që e larguan, këtë radhë amerikanët nuk lëshuan. Dhe ata sheu nuk u largua nga Shqipëria. Ndenji deri mbas rrëzimit të qeverisë Berisha. Ata sheu ushtarak. Kështu që historia e non gratës së Berishës lidhet një çikës me ca marrëdhënie pak të dyshimta që ka me ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, mbas mandatit ose gjatë mandatit të dytë si kryeministër.
Berisha, qeni i Beogradit, plumbin e ka pak bastardi i Fazllicit