Në tetor të vitit 2012, ish-kapiteni i Forcës Detare shqiptare Artur Meçollari refuzoi të nënshkruante nxjerrjen e bazës detare të Kepit të Palit nga plani i përhapjes së ushtrisë shqiptare. Pasoja ishte e menjëhershme: u shkarkua nga detyra dhe u transferua në Komandën e Doktrinës, ku më pas u lirua përfundimisht nga ushtria. Historia e plotë u bë publike për herë të parë në podcast-in “Të Pashoq” të Pamfletit.
Tentativa për të hequr Kepin e Palit nga struktura e Forcës Detare kishte nisur që në dhjetor të vitit 2011, gjatë një analize vjetore të organizuar nga ministri i Mbrojtjes i asaj kohe, Arben Imami, në Kepin e Palit. Komandanti i Forcës Detare, Kudret Çela, ishte i pranishëm, bashkë me shefin e shtabit dhe zëvendësit e tij, në mesin e të cilëve ishte Kristaq Gërveni.
Meçollari, i cili ndodhej jashtë vendit gjatë asaj analize, u informua pas kthimit nga komandant Çela. Të dy ranë dakord të hartonin planin 10-vjeçar të zhvillimit të Forcës Detare si mjet mbrojtjeje institucionale. Dokumenti u hartua nga një grup pune nën drejtimin e Meçollarit, u dorëzua në shtator 2012 dhe u firmos nga komandant Çela. Shefi i shtabit të Përgjithshëm i asaj kohe, Xhemal Gjunkshi, nuk e miratoi asnjëherë.
Presioni për firmën erdhi nga Sandër Lleshi, atëherë zëvendësshef i shtabit të Përgjithshëm. Meçollari e përshkruan si personin “më agresiv” në këtë proces. Pas refuzimit, ministria tentoi një rrugë tjetër: e çoi Meçollarin të takonte kompaninë amerikane Kubik, me pretekstin e shqyrtimit të strukturës së forcës. Meçollari kontaktoi drejtpërdrejt atashén ushtarak amerikan, i cili konfirmoi se ambasada nuk kishte dijeni për veprimet e Kubikut dhe nuk ishte koordinuar me të.
-Në tetor 2012, ju dhe admiral Kudret Çela u larguat me urdhër të ish-ministrit të asaj kohe, Arben Imami. Për një arsye të vetme, refuzuat që të firmosnit nxjerrjen e bazës detare të Bishtpallës nga plani i përhapjes së ushtrisë. Sa zgjati takimi ku ju kërkuan firmën dhe çfarë saktësisht ju thanë në atë kohë kur bëtë këtë refuzim?
Meçollari: Shiko, kjo është një histori që ka nisur që në dhjetor të 2011. Unë në atë kohë, në fakt, në dhjetor nuk kam qenë këtu, kam qenë jashtë shtetit dhe ministri Imami bëri një analizë pune vjetore të forcës detare. E ka bërë në kepin e Palit, biles. Ka qenë dhe komandant Kudret Çela dhe shtabi i flotës, Ministria e Mbrojtjes, shefi i shtabit, zëvendës shefi i shtabit dhe zëvendës shefi i shtabit të asaj kohe që ishte Kristaq Gërveni, ka mbajtur një briefing mbi strukturën e forcës detare. Në fakt komandanti i forcës detare ishte Kudret Çela. Dhe aty u duk qartë që ata donin të shkëpusnin kepin e Palit nga struktura e forcës detare. Mbasi u ktheva nga jashtë, unë nga janari dhe më ka thirrur Kudret Çela në zyrë, më kanë thënë që kështu kështu, më tregoi të gjithë historinë, ata duan të marrin kepin e Palit. Duhet të bëjmë diçka. Dhe ramë dakord që do bënim planin e zhvillimit të forcës detare për 10 vitet e ardhshme. Dhe me një grup pune, kam qenë unë kryetar i grupit të punës, kemi bërë planin e zhvillimit të forcës detare dhe ja kemi dorëzuar komandant Kudretit në muajin shtator.
Në muajin shtator komandant Kudretit e mori, e firmosi dhe ja dërgoi shefit të shtabit për ta miratuar. Në atë kohë nuk miratohej me ligj, i miratonte shefi i shtabit të përgjithshëm që ishte Xhemal Gjunkshi, i cili nuk e miratoi asnjëherë. Në dhjetor, në janar, në fund dhjetorit, komandant Kudretin e liruan. Dhe unë si zëvendës ngela dhe komandant në detyrë dhe filloi presioni për të nxjerrë nga plani i përhapjes kepin e Palit. Më thërrasin në ministri, bilës, personi më agresiv ka qenë Sandër Lleshi, në atë kohë ishte zëvendës shefi i shtabit të përgjithshëm, më agresiv për ta nxjerrë nga plani i përhapjes. Më thërrasin, ka qenë shefi i shtabit dhe dy zëvendësat, kemi qenë në një takim, unë nuk pranova që të lëshoja, përfundimisht me gjetën një marifet, më thonë do vesh tek Kubiku, ishte një kompani amerikane për të parë strukturën. Në fakt unë në këtë moment, duke qenë se ishte kompani amerikane, kuptohet që duhet të orientohesha dhe takoj atë shehun amerikan. I them dëgjo këtu, po tentohet të nxirret nga plani i përhapjes Kep i Palit. Dhe po kom ministria po mundohet ta nxjerrë me kompaninë tuaj Kubik. Ju jeni në linjë me Kubikun apo nuk dini gjë? Ne nuk kemi dijeni se çfarë po bën Kubiku fare. Atëherë unë vazhdova qëndrim, të njëjtin qëndrim.
Pra, kishte një shkëputje midis ambasadës amerikane dhe kompanisë amerikane që investonte, që këshillonte në Shqipëri. Pra nuk ishin të të të orientuar, domethënë, nuk kishin bashkëlenduar veprimet. Duket që kompania ishte shumë e influencuar nga Ministria e Mbrojtjes në atë fazë, dhe asaj nuk ju lidh më kontrata, pas asaj nuk ju lidh. Dhe unë i qëndrova fort, dërgoj një letër Sandër Lleshi, dërgon një letër në shtab të flotës, ku kërkon ndryshimin e strukturës me qëllim nxjerrjen nga plani i përhapjes të Kepit të Palit. Kepit të Palit, në atë kohë, kërkoi ta na merrte Damir Fazlliç. Sepse kishte marrë dhe një territor në Porto Romano. Atëherë u ula me gjithë ekipin tim dhe bëmë një dokument prej 60 faqesh vetëm për të mbrojtur Kepin e Palit. E firmosën 16 veta, ishte gjithë ata që e bëmë. E bëmë të klasifikuar dhe e nisëm në ministri, është një letër vetëm firma dalin nganjëherë e ka nxjerrë ministria vetëm faqen e fundit e kam nxjerrë në uebsite. Se e ka nxjerrë dikur, nuk e di në ndonjë takim. Dhe kjo letër është ajo që mbrojti.
Mua më hoqën pas kësaj. Më shkarkuan, më çuan në komandën e doktrinës. Atje jam liruar përfundimisht në komandën e doktrinës dhe por kjo letër arriti të shpëtojë Kepin e Palit. Pasi në fakt ishte argumentuar, e klasifikuar dhe nuk kishin më çfarë t'i bënin pra, veprimet që ata do të kryenin më mbrapa, do të binin peng ose do të binin ndesh me këtë koncept që ishte shkruar pikërisht në këtë letër nga ata të cilët ishin kompetentët që mund ta bënin, që ishte komanda e forcës detare. Dhe shpëtoi Kep i Palit.
gjithe bastardet pastaj Llleshi u be minister, ai plera Gerveni u bashkua me Ferit Hoxhen e Berishen e shiten detin,,AVNI RUSTEM ngjallu