Përfaqësuesja e Anglisë është përballur me një situatë të papritur vetëm pak ditë përpara ndeshjes së saj të parë në Kupën e Botës. Sipas raportimeve të mediave britanike, një sasi e konsiderueshme pajisjesh të ekipit është vjedhur në Kansas City, duke shkaktuar shqetësim në kampin anglez.
Sipas “Daily Mail”, ndër sendet e zhdukura përfshihen këpucë futbolli të lojtarëve, pajisje stërvitore, materiale të stafit teknik, topa si dhe uniforma të destinuara për ditën e ndeshjes.
Federata Angleze e Futbollit ka nisur bashkëpunimin me autoritetet lokale për të rikuperuar pajisjet e humbura ose për të siguruar zëvendësimin e tyre në kohë. Qëllimi është që përgatitjet e skuadrës së drejtuar nga trajneri Tomas Tuhel të mos ndikohen nga ky incident.
Ndërkohë, Policia e Kansas City ka konfirmuar se dy persona të dyshuar janë shoqëruar në paraburgim në lidhje me ngjarjen. Hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat e vjedhjes dhe për të identifikuar përgjegjësit.
Ngjarja vjen në një moment delikat për kombëtaren angleze, e cila po përgatitet për debutimin e saj në Botërorin dhe synon të shmangë çdo pengesë që mund të ndikojë në fokusin dhe performancën e ekipit.
View this post on Instagram
Lini një Përgjigje