TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 5 Shkurt 2026, 14:26

"Lajm i trishtë"/ Helmimi fatal i familjes shqiptare në Itali, kreu i grupit të PS mesazh ngushëllimi

Shkruar nga Pamfleti
"Lajm i trishtë"/ Helmimi fatal i familjes shqiptare në
Gjithë familja shqiptare u shua pas helmimit nga monoksidi i karbonit,

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar pas tragjedisë së rëndë të ndodhur në Itali, ku katër anëtarë të familjes shqiptare Kola humbën jetën nga helmimi me monoksid karboni.

“Shumë, shumë i trishtë lajmi i tragjedisë së familjes shqiptare Kola, nga Grykshi i Peqinit, të cilët jetonin prej vitesh në Porcari, Lucchesia, Itali. U prehshin në paqe”, shkruan Balla në reagimin e tij.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e së mërkurës në banesën e familjes në rrugën Galgani, në Porcari, provinca e Lucca-s. Sipas mediave italiane, dyshohet se shkak i tragjedisë ka qenë një rrjedhje monoksidi karboni për shkak të keqfunksionimit të sistemit të ngrohjes.

Viktimat janë Arti Kola, 48 vjeç, bashkëshortja e tij Jonida, 43 vjeç, djali Hajdar, 22 vjeç dhe vajza 15-vjeçare Xhesika. Një anëtar tjetër i familjes, vëllai i kryefamiljarit, arriti të shpëtonte, por ndodhet në gjendje kritike në spital.

Prokuroria italiane ka sekuestruar banesën dhe ka nisur hetimet për të verifikuar nëse bojleri ishte instaluar dhe mirëmbajtur sipas rregullave ligjore. Hetimet janë në vijim për të zbardhur shkaqet e plota të ngjarjes.

Tragjedia ka tronditur komunitetin shqiptar në Itali.

 

iktimat e tragjedisë në itali

Lini një Përgjigje