TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 5 Shkurt 2026, 12:27

Ortekët bllokojnë Qafë Thore-Theth, ARRSH apel shoferëve: Shmangni kalimin në këtë aks

Shkruar nga Pamfleti

Ortekët bllokojnë Qafë Thore-Theth, ARRSH apel shoferëve:

Reshjet e dëborës kanë shkaktuar këtë të enjte bllokimin e plotë të aksit rrugor Qafë Thore–Theth. Autoriteti Rrugor Shqiptar njoftoi se shkak për ndërprerjen e qarkullimit është rënia e ortekëve në zonën pranë tuneleve panoramike.

Sipas ARRSH, situata paraqet rrezik të lartë për kalim dhe për këtë arsye qarkullimi është ndaluar për të gjitha automjetet, përfshirë edhe mjetet borëpastruese.

“Si pasojë e rënies së ortekëve në zonën pranë tuneleve panoramike të aksit Qafë Thore–Theth, rruga është bllokuar plotësisht. Për arsye sigurie, qarkullimi do të qëndrojë i mbyllur për të gjitha automjetet, përfshirë edhe mjetet borëpastruese, pasi zona paraqet rrezik të lartë për kalim”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Autoriteti Rrugor u bën thirrje drejtuesve të mjeteve të respektojnë sinjalistikën rrugore, të shmangin këtë aks dhe të ndjekin vetëm njoftimet zyrtare për përditësime të mëtejshme mbi situatën.

Lini një Përgjigje