TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 5 Shkurt 2026, 11:28

Sulmi kibernetik ndaj SPAK, ish-kreu i Burgjeve shkon në GJKKO

Shkruar nga Pamfleti

Sipas njoftimit të SPAK, u tentua të ndërhyhet edhe në email-in e ish drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani.

Sulmi kibernetik ndaj SPAK, ish-kreu i Burgjeve shkon në GJKKO

Ish-kreu i Burgjeve, Agim Ismaili është paqaqitur ditën e stome.

Në këtë gjykatë zhvillohet sot shqyrtimi paraprak ndaj tij dhe të bashkëpandehurve Zambak Gjoni e Arnold Rrokaj, të akuzuar për një sulm kibernetik ndaj SPAK, në formën e një grupi të strukturuar kriminal.

Agim Ismaili akuzohet për "përgjimi i paligjshëm i të dhënave kompjuterike", "grupi i strukturuar kriminal" dhe "kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal", të dyshuara si të kryera në tentativën për hakërimin e sistemit elektronik të SPAK.

Bashkë me të në fund të vitit të kaluar u morën të pandehur edhe Zambak Gjoni dhe Arnold Rrokaj.

Sistemi kompjuterik i SPAK u sulmua më 12 mars dhe u zbulua disa ditë më vonë.

SPAK bëri me dije më 3 prill se ishte vënë në shënjestër të një ndërhyrje të paligjshme të adresave të email-ve të prokurorëve të posaçëm. Në njoftim nënvizohej se nuk u arrit të ndërhyhej në sistemin e brendshëm të Strukturës së Posaçme.

Sipas SPAK, autorët kishin arritur të merrnin disa informacione, por pa mundur të sigurojnë akses në dosje hetimore. Sipas njoftimit të SPAK, u tentua të ndërhyhet edhe në email-in e ish drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani.

Në hetimet e para u identifikuan si përgjegjës dy persona të cilët u arrestuan, ish-drejtori i paraburgimit të Vlorës, Zambak Gjoni dhe ish-punonjësi i Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit, Arnold Rrokaj. Dy të arrestuarit, dyshohet se i kanë shpërndarë të dhënat dhe tek persona të tjerë që po verifikohen për rolin e tyre në këtë ngjarje.

 

agim ismaili

Lini një Përgjigje