TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 5 Shkurt 2026, 11:07

Deputeti i bashkohet banorëve në protesën kundër resortit të Bashkim Ulajt: Popullit po u rrëmbehet prona

Shkruar nga Pamfleti
Deputeti i bashkohet banorëve në protesën kundër resortit
Banorët protestojnë para SPAK kundër resortit të Bashkim Ulajt

Pasi protestuan për 4 ditë në Rrjoll të Velipojes, banorët e këtij fshati janë paraqitur ditën e sotme në dyert e SPAK.

Ata kërkojnë ndaljen e punimeve që bëhet për ndërtimin e një restoranti në pronësi të Bashkim Ulajt.

Sipas banorëve, ky investim po kryhet në tokat e tyre të trashëguara.

Kjo është hera e dytë që këta banorë paraqiten në SPAK.

Kujtojmë se, më 25 mars të vitit të shkuar, ata depozituan edhe kallzim penal për firmën ndërtuese, si dhe për ato persona që dyshohet se kanë falsifikuar dokumentat e pronave në Baks-Rrjoll.

Protestës së banorëve, iu bashkua edhe deputeti Redi Muçi para SPAK.

Deputeti Muçi kritikoi deputetët e tjerë opozitarë dhe u dërgoi një mesazh se sot duhej të ishin në krah të banorëve dhe jo vetëm të kërkojnë dorëheqjen e Belinda Ballukut.

“Ky popull kërkon drejtësi. Po u rrëmbehet prona me firmën e Ramës dhe Ballukut. Çdo kush që në këtë vend e quan veten opozitar dot duhej të ishte këtu dhe në mbështetje të këtyre njerëzve dhe jo vetëm të kërkojnë dorëheqjen e ballukut, kushdo që është opozitar duhet të jetë këtu në mbështetje të këtyre njerëzve. Iniciativa ime si subjekt ‘Lëvizja bashkë’ është të jemi në krah të tyre në çdo hap që do ndërmarrin, por edhe duke nisur kërkesa dhe shkresa për sqarim. Është shkelje e ligjit, po ndërtohet kur s’ka vendim gjykate”, tha Muçi.

 

 

popullit po u rrëmbehet prona deputeti i bashkohet banorëve

Lini një Përgjigje