TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 5 Shkurt 2026, 10:13

Protestat për resortin e Bashkim Ulajt, banorët e Velipojës në dyert e SPAK: Kërkojmë pronat tona

Shkruar nga Pamfleti
Protestat për resortin e Bashkim Ulajt, banorët e Velipojës
Protestat për resortin e Bashkim Ulajt, banorët e Velipojës në dyert e SPAK: Kërkojmë pronat tona

Banorët e fshatit Rrjoll, në njësinë administrative Velipojë të Shkodrës, janë paraqitur në Prokurorinë e Posaçme (SPAK), pas tre ditësh protesta kundër ndërtimit të një resorti luksoz në pronësi të oligarkut Bashkim Ulaj. 

Banorët kërkojnë ndalimin e menjëhershëm të punimeve, duke pretenduar se investimi po kryhet mbi tokat e tyre të trashëguara.

Ndërkohë, me pankarta në duar, banorët e zonës kërkojnë drejtësi.

"Duam drejtësi", është një ndër thirrjet kryesore të tyre para dyerve të SPAK.

Sipas banorëve, kjo është hera e dytë që ata i drejtohen SPAK-ut. Më 25 mars të vitit të kaluar, ata kanë depozituar një kallëzim penal ndaj firmës ndërtuese dhe disa personave, të cilët dyshohet se kanë falsifikuar dokumente pronësie në zonën Baks-Rrjoll.

Protesta në Velipojë ka vijuar për disa ditë me rradhë. Gjatë këtyre ditëve nuk kanë munguar përplasjet me forcat e rendit, të cilat i kanë larguar banorët nga rruga ku kanë nisur punimet për ndërtimin e resortit turistik.

Sipas projektit, kompleksi do të shtrihet në një sipërfaqe prej rreth 146 hektarësh, duke u konsideruar një nga investimet më të mëdha turistike në vend.

Protestat për resortin e Bashkim Ulajt, banorët e Velipojës

Më herët, më 31 dhjetor 2024, Bashkim Ulaj, së bashku me vëllezërit e tij Astrit dhe Ahmet Ulaj, përmes shoqërisë “Aba Blue Borgo” sh.p.k., pjesë e grupit “Gener 2”, kanë përfituar statusin e veçantë “investitor në strukturë akomoduese me 5 yje, status special”, për ndërtimin e resortit turistik “Blue Borgo”. Projekti parashikon ndërtimin e një fshati turistik me vila dhe hotele luksoze në kufirin mes Ranës së Hedhun dhe zonës Baks-Rrjoll.

Për banorët, megjithatë, lejet dhe statuset e miratuara nuk e ndryshojnë realitetin në terren. Ata pretendojnë se toka e tyre është zaptuar nga privati dhe se shteti është vënë përballë tyre, duke përdorur forcën për të shtypur protestën. Deri më tani nuk ka një reagim zyrtar nga kompania ndërtuese apo institucionet përgjegjëse lidhur me pretendimet e banorëve.

SPAK pritet të shqyrtojë kallëzimet dhe dokumentacionin e paraqitur nga banorët, ndërsa protesta në Rrjoll mbetet e hapur.

 

resort bashkim ulaj protesta banoret e velipojes spak

1 Komente

  1. Z
    Zehni Bajraku

    Protestusit e fshatit Rrjoll jane ne te drejten e tyre te protestojne por fajin nuk e ka vllazeria grabitqare Ulaj por sketfylli i gjate Edi Rama qe ne abuzim e shkelje te paster ligjore per veç lejeve te ndertimit u ka dhene grabitqareve Ulajve dhe statusin e investitorit strategjik, si dhe shumem Ulajve te tjere qe ngjashem si ta po unvestojne ne pronesi publike apo private si ivestitore strategjik. Du te them me ket qe mire tek SPAK por banoret duhet ti zene deren kryministrise, te protestojne para saj, te ulen ne sheshin para saj e te mos çohen deri sa tu zgjidhet halli i madh qe kan, Me ece jake e proteste tek SPAK nuk degjon gomarri i madh dhe rrjollsit nuk zgjidhin gje. Skerfylli e ka mendjen te gjuj neper bote personalitete si Macron, Kos, Netanjahun, Papen etj. per te shtyre diskretitimin e personaliteti te tij brenda shqiptarise. O rrjellja protesues bindumi qe Skerfyllit nuk ja ndje fare per shqiptaret e jo per rrjollsit, divjaksit, e bujqit e tjere qe u theret fermere, kur ne fakt edhe pas 40 viteve mender kapitalizem demokratik kane mbetur katunar bujq( ne ambiente private kryeministri i qun Nara). Per mbyllje po perseris keshillen time per rrjollsat prone-grabitur: Zini vend ulur para kryeministrise, mos u largoni deri sa tu zgjidhet halli. Kopsoni ne kete pike detashmentin e Adriatik Lapajt,

    Lini një Përgjigje