TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 5 Shkurt 2026, 12:58

Mot i paqëndrueshëm në vend, meteorologia: Nesër shtrëngata dhe erë e fortë

Shkruar nga Pamfleti

Mot i paqëndrueshëm në vend, meteorologia: Nesër

Vendi ynë është përfshirë ditën e sotme nga reshje shiu, ndërsa kushtet e paqëndrueshme atmosferike do të vijojnë edhe në ditët në vijim.

Anira Gjoni nga Instituti i Gjeoshkencave, tha se reshjet do të jenë të pranishme gjatë fundjavës dhe javës së ardhshme.

“Reshjet e shiut dhe të dëborës do të vijojnë sot dhe ditën e nesërme. Do t’i kemi prezente gjatë fundjavës dhe javës që vjen”, u shpreh Gjoni për "Report Tv".

Sipas saj, reshje lokalisht intensive parashikohen në qarqet Shkodër, Lezhë, Tiranë, Durrës dhe Elbasan, ndërsa reshje me intensitet mesatar do të ketë në qarqet Shkodër, Vlorë dhe Lezhë. Në pjesën tjetër të vendit, reshjet do të jenë të dobëta. Për zonat veriore dhe lindore, reshjet e dëborës do të shfaqen në lartësi mbi 1.000 metra mbi nivelin e detit.

Për ditën e nesërme, temperaturat parashikohen si më poshtë:

– në zonat bregdetare nga 9 deri në 15 gradë Celsius;
– në zonat e ulëta nga 7 deri në 14 gradë Celsius;
– në zonat malore nga 2 deri në 9 gradë Celsius.

“Reshjet nesër do të jenë në formën e shtrëngatave, ndërsa era do të fryjë e fortë në zonat bregdetare dhe malore. Të dielën pritet një ndërprerje e përkohshme e reshjeve, por të hënën ato rikthehen sërish”, tha meteorologia.

Gjoni theksoi se dita e shtunë do të shënojë një rritje të lehtë të temperaturave, me rreth dy gradë Celsius.

Lini një Përgjigje