TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 5 Shkurt 2026, 13:31

Moti i keq, dëbora paralizon qarkullimin në rrugën Panarit–Korçë

Shkruar nga Pamfleti

Moti i keq, dëbora paralizon qarkullimin në rrugën

Moti i keq i ditëve të fundit ka shkaktuar problematika sociale dhe infrastrukturore edhe në qarkun e Korçës.

Përkeqësimi i kushteve atmosferike gjatë orëve të fundit ka sjellë reshje të dendura dëbore, duke ndikuar drejtpërdrejt në qarkullimin rrugor.

Autoritetet konfirmuan se është bllokuar aksi panoramik Panarit–Korçë, si pasojë e trashësisë së borës dhe reshjeve të pandërprera. Situata është rënduar më tej gjatë orëve të fundit për shkak të intensitetit të lartë të dëborës.

Strukturat përgjegjëse kanë zbritur në terren me mjete borëpastruese dhe po punojnë për hapjen e plotë të rrugës. Sipas autoriteteve, ndërhyrja vijon në mënyrë të pandërprerë në zonën e Panaritit për të garantuar rikthimin e qarkullimit.

Autoritetet lokale bëjnë me dije se monitorimi i situatës vazhdon, ndërsa ndërhyrjet do të intensifikohen nëse kushtet atmosferike përkeqësohen më tej.

Lini një Përgjigje