
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ka ashpërsuar tonet ndaj strukturave vendore të Policisë në veri të vendit, gjatë një serie takimesh me drejtues dhe efektivë në Shkodër dhe Lezhë.
Në këto takime, ai ka prezantuar prioritetet kryesore të punës, duke kërkuar reagim të menjëhershëm për disa prej problematikave më të përsëritura në këto qarqe.
Në qendër të kërkesave ishte lufta kundër kultivimit të bimëve narkotike. Hita e cilësoi të papranueshme përsëritjen e të njëjtës situatë çdo vit në Shkodër dhe Lezhë, ku bimët zbulohen dhe asgjësohen, por pa u goditur rrënjët e fenomenit.
Ai kërkoi analizë të detajuar të çdo rasti dhe informacioni, me qëllim identifikimin dhe ndëshkimin e financuesve dhe organizatorëve të kësaj veprimtarie.
Drejtori i Policisë vendosi në fokus edhe një sërë problematikash të tjera, duke kërkuar: goditjen e armëmbajtjes pa leje, kapjen e personave në kërkim, rritjen e kontrolleve në ambiente publike dhe automjete, ndalimin e ndërtimeve pa leje, goditjen e lojërave të fatit dhe call center-ave të paligjshëm.
Po ashtu, ai theksoi rëndësinë e reagimit të shpejtë dhe profesional ndaj qytetarëve, si dhe garantimin e sigurisë në shkolla, në rrugë dhe për pronën.
Në një mesazh të drejtpërdrejtë, Hita paralajmëroi se nuk do të tolerohet asnjë shkelje e ligjit nga efektivët e Policisë.
Ai iu referua rastit të Komisariatit të Peqinit si precedent, duke theksuar se çdo punonjës që abuzon me detyrën apo bëhet pjesë e paligjshmërisë do të përballet me masa të njëjta.
Një tjetër fokus ishte edhe menaxhimi i pikave kufitare, ku kërkohet shmangia e radhëve dhe ofrimi i një shërbimi dinjitoz për qytetarët dhe turistët. Policia Kufitare u udhëzua të forcojë kontrollet për parandalimin e trafikut të paligjshëm ndërkufitar.
“Policia Kufitare duhet të jetë model në shërbim, të menaxhojë flukset për të shmangur radhët dhe të garantojë një pritje dinjitoze për qytetarët dhe turistët, si dhe të forcojë masat për parandalimin dhe goditjen e trafikut të paligjshëm ndërkufitar”, u shpreh ai.
Hita njoftoi gjithashtu nisjen e një operacioni të ri, duke filluar nga dita e hënë, për lirimin e akseve rrugore të zaptuara.
Strukturat e Policisë do të mbështesin ARRSH-në dhe do të ndërmarrin masa administrative dhe penale ndaj shkelësve që kanë pushtuar hapësirat publike.
Policia ka marrveshje Me drogagjit Policia i njeh te gjitha vatrat e kanabisit ne veri I ka mbeshtetur gjat ketyre viteve ne krahinen ton Ben sikur punon Me kemesa e dron dieta e udhetime boshe ne te kundert Kanabisi ne malesi Shpopulloi vendin