TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet11 Prill 2026, 11:38

Vdekja e 33-vjeçarit te Orange Club, administratori: Erdhi të jepte mendim për lyerjen e skenës 

Shkruar nga Pamfleti

Vdekja e 33-vjeçarit te Orange Club, administratori: Erdhi të jepte

Igli Gjoca 33 vjeç, humbi jetën në ambientet e “Orange Club” në Sarandë, pasi dyshohet se ra në kontakt me rrymën elektrike teksa ndodhej në vendin ku po kryheshin punime për përgatitjen e sezonit turistik.

Sipas burimeve i riu, i cili kishte një servis mjetesh, dyshohet se ishte angazhuar për lyerjen e skenës në këtë ambient. Në lidhje me ngjarjen, policia ka ngritur edhe akuzën e punësimit të paligjshëm.

Megjithatë, administratori i arrestuar i lokalit, Ermal Fataj, e ka mohuar që Gjoca të ketë qenë i punësuar. Në dëshminë e tij para policisë, ai ka deklaruar se 33-vjeçari kishte shkuar në ambientet e lokalit pasditen e 9 prillit për të parë punimet që po kryheshin, duke qenë se kishte njohje me pronarin.

Sipas Fatajt, Gjoca nuk ishte i punësuar në club, pasi ushtronte aktivitetin e tij privat në servis, por kishte shkuar për të dhënë mendim mbi lyerjet dhe punimet në vijim.

Ndërkohë, mësohet se Igli Gjoca kishte punuar më parë si kamarier në “Orange Club”, përpara se të hapte biznesin e tij.

igli gjoca

1 Komente

  1. H
    Hari

    Po c'prisnit te thoshte aman?kete do thoshte,kujtoni SE do merrte pergjegjesine persiper?aty c'do gje qe behet,nuk ndeshkohet kurre askushi,ata Jane te paprekshem nga ligjit dhe drejtesia!kushdo qe te jete pronari I orange,duket qe eshte I paprekshem nga drejtesia,as nuk njihet dhe as ka per t'u njohur ndonjehere!

    Lini një Përgjigje