TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet27 Prill 2026, 12:00

Kryemadhi pas shtyrjes së seancës në GJKKO: Kërkova akt-ekspertimin e telefonit dhe përgjimet

Shkruar nga Pamfleti

Kryemadhi pas shtyrjes së seancës në GJKKO: Kërkova

Pas shtyrjes së seancës në Gjykatën e Posaçme (GJKKO), ish deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, deklaroi për mediat se në shqyrtimin paraprak është vendosur që t’i vihet në dispozicion akt-ekspertimi i telefonit dhe përgjimet telefonike.

Kryemadhi theksoi se një kërkesë e tillë është paraqitur edhe gjatë seancës, ndërsa sipas saj, prokurori ka sqaruar se materialet mund t’i tërheqë vetë ajo personalisht dhe jo përmes avokatit.

“Ne kërkuam nga gjyqtarja që përveç të kishim ekspertimin e telefonit, pasi çdo gjë është e ndërtuar si fabul, për të ndërtuar një iluzion optik, pavarësisht se mesazhet nuk përbënin vepër penale. Edhe në seancë paraprake, gjyqtarja kishte vendosur të më pajisje me materialet nga telefoni im. Prokuroria përdor një sms ku unë them; dua të marr një shtëpi. Dhe më pas unë kthej mëndje. Dhe thonë është korrupsion, për te Kodra e Diellit. Por thuhet se shtëpia është marrë si premtim për ligjin për minierat. Por ajo shtëpi nuk ekziston.”, tha ajo.

Kryemadhi kundërshtoi interpretimin e provave nga prokuroria, duke pretenduar se mesazhet e përdorura nuk përbëjnë vepër penale dhe se çështja është ndërtuar mbi një narrativë të pasaktë.

1 Komente

  1. A
    ARGITA

    JE FEMER ME IQ SHUME TE LARTE. Nga BREKEGRISUR dhe E SHEMTUAR, ME OPERAZIONE ESTETIKE DHE BREKE MBI 1.000 Euro, KE NDRYSHUAR RRENJESISHT, POR MBI TE GJITHA , JE BERE E ZGJUAR DHE NUK E RRUAN NGA ASKUSH. DO ISHTE MIRE TI BENIT SHOQERI, LIKES, SEPSE JENI NGA SHQIPTARET ME TE URRYER, KRAHAS , BERISHER, NOCKES, VOKSHIT, THUTHUQIT, etj.

    Lini një Përgjigje