
Në seancën e parë të themelit, avokati Kujtim Cakrani përsërit para gjykatës kërkesën për të nxjerrë ka kafazi i xhamtë Ilir Metën.
Avokati Kujtim Cakrani debatoi me tone të larta me gjyqtaren e seancës.
Cakrani: Ky xhami dhe kabina këtu nuk ka bazë ligjore, unë e di përgjigjen që do rrëzohet kërkesa, por për turpin tonë në 2026 mbahet në izolim, vetëm isis i turpëronte njerëzit kështu më publik. Turp për drejtësinë e re. Presidenti i republikës nuk përbën kërcënim për gjyqin. Ka një vendim në francë por ata i referohen terrorizmit. Ngrihuni në dinjitetin njerëzor hiqeni nga kafazi silleni pranë avokatit z meta. Gjëja minimale.
Gjyqtarja e Posaçme, Etleva Deda, u përgjigj duke thënë se pavarësisht vendosjes në kafazin e qelqtë të Metës, atij i garantohen të gjitha të drejta.
Gjyqtarja Etleva Deda: Ligji i garanton prezencën, të drejtën e fjalës, mbrojtjes, mundësinë për tu konsultuar me mbrojtjen në kushte kofidenciale që edhe mga kabina e qelqtë. Kabina përmbush të gjitha kushtet për sa më sipër, metës i janë garantuar të gjitha të drejtat e parashikuara në ligj.
Cakrani: Vetëm ISIS i poshtëronte kështu njërëzit. Është për turpin e të gjithëve, për turpin e drejtësisë së re ky lloj trajtimi. Unë e di që ju do ta rrëzoni, por dua ta argumentoni se si. Unë nuk bisedoj dot me presidentin për sa kohë ndahem me xham. Ne nuk jemi të barabartë kështu. Siç e kam unë të bazuar kërkesën, e dua edhe vendimin tuaj të bazuar. Në salla si kjo janë gjykuar Nexhmie Hoxha dhe Ramiz Alia si kriminelë. Edhe prapë nuk kanë qenë kështu. Janë trajtuar me më shumë dinjitet.
Ish-Presidenti Ilir Meta u shfaqu në kafazin e xhamit në sallën e gjyqit të GJKKO, teksa përshëndeti publikun me dy gishtat lartë.
Në këtë proces Meta e Kryemadhi po përballen me akuzat e "korrupsionit", "pastrimit të parave" dhe "fshehjes e mosdeklarimit të pasurisë".
Ashtu e pafshim gjithe qeverine!