TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet27 Prill 2026, 12:13

Kryemadhi: Ngritën akuzë me tre mesazhe të miat, do kërkoj të dëshmojë edhe Rama

Shkruar nga Pamfleti

Kryemadhi: Ngritën akuzë me tre mesazhe të miat, do kërkoj

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, ka kundërshtuar provat e paraqitura nga Prokuroria, duke i cilësuar ato si të ndërtuara në mënyrë të qëllimshme për të krijuar një perceptim të rremë.

“Kur morëm listën e provave, që përsëri e kërkuam, kërkuam nga gjyqtarja ekspertim telefoni, sepse çdo gjë është e ndërtuar si fabul për të krijuar iluzion me mesazhet telefonike,” u shpreh ajo.

Sipas Kryemadhit, një nga provat kryesore të Prokurorisë është një mesazh ku ajo shprehet për blerjen e një shtëpie, vendim që më pas është tërhequr prej saj.

Ajo hodhi poshtë edhe pretendimin se kjo çështje lidhet me ligjin për minierat, duke theksuar se objekti i përmendur nuk ekziston dhe se ligji në fjalë është miratuar në vitin 2014. Kryemadhi shtoi se do të kërkojë si dëshmitarë personat që kanë qenë të përfshirë në hartimin e këtij ligji.

“Prokuroria mban si provë një mesazh që unë kam shkruar se dua të blej një shtëpi, që në fund e kam anuluar.

Pretendon se është marrë si premtim për ligjin e minierave, e para shtëpia nuk ekziston, dhe e dyta ligji është miratuar në 2014, ligj i propozuar nga Gjiknuri, Rama dhe një komision i drejtuar nga Shalsi. Do i kërkoj dëshmitarë të gjithë këta emra… Akuzën e nxjerrin me tre mesazhe”, deklaroi ajo.

1 Komente

  1. T
    Tiranë

    Edhe kjo aktakize eshte farse, do ta shpellave kriminel Meten duke e dënuar minimal ishte. Tere opinioni shqiptar i di krimet e Ilirisë Metes, e qe as per se afërmi nuk jane perfshire ne aktakuzën e prokurorisë.

    Lini një Përgjigje