
Gjykatës së Posaçme i janë shtuar dy gjyqtarë. Mësohet se bëhet fjalë për magjistratët, Bibe Ndreca dhe Ardit Mustafa.
Dy gjyqtarët iu nënshtruan procesit të vettingut dhe u shkarkuan nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit. Por, ata ankimuan vendimin e KPA dhe u rikthyen në detyrë nga Kolegji i Posaçëm i Apelit.
Mustafa dhe Ndreca kanë qenë gjyqtar në ish-gjykatën e Krimeve të Rënda por u shkarkuan nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.
Ata fituan procesin në shkallën e dytë të vettingut teksa është urdhëruar emërimi i tyre në detyrë ku të enjten e 29 majit.
Përkatësisisht vendimi me nr. 282, datë 29.05.2024 i KLGJ-së emëron gjyqtarin Ardit Mustafa dhe me vendimin Nr. 283, datë 29.05.2024 KLGJ-së emëron gjyqtarin Bib Ndreca.
Sot Bib Ndreca ishte pjesë e trupës gjykuese të dosjes “Plumbi i Artë” . Ndërsa Ardit Mustafa fillon punën më 19 qershor 2024.
Gjykata e Posaçme me emërimim e dy gjyqtarëve shkon në 11 në total, ndërsa organika e saj e plotë parashikon 16, aktuaktualisht mungojnë edhe 5 gjyqtarë të tjerë.
Lini një Përgjigje