TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet31 Maj 2024, 12:09

Gjyqtari Taulant Banushi lë gjykimin e “Plumbit të Artë”, kush pritet ta zëvendësojë

Shkruar nga Pamfleti

Gjyqtari Taulant Banushi lë gjykimin e “Plumbit të

Gjyqtari Taulant Banushi ka dhënë dorëheqjen nga gjyqi i Plumbit të Artë për shkak të mbingarkesës së gjykimeve në gjykatën e Tiranës.

Kërkesa e tij u pranua dhe ai u zëvendësua me gjyqtari Bib Ndreca i cili është kthyer në detyrë pasi javën e kaluar e konfirmoi KPA.

Ishin të pranueshëm të gjithë të akuzuarit dhe të penduarit e drejtësisë Nuredin Dumani, Henrik Hoxhaj dhe Erjon Alibeaj raporton gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha.

Ndërkohë mungonin shtatë avokatë të cilët argumentonin se ishin në procese të tjera.

Seanca u shty në datë 14 qershor dhe siç raporton Anila Hoxha, procesi është në seancën paraprake.

 

Lini një Përgjigje