TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet31 Maj 2024, 10:19

Prej dy ditësh në intubim, si paraqitet sot gjendja e avokatit Sokol Mëngjesi

Shkruar nga Pamfleti

Prej dy ditësh në intubim, si paraqitet sot gjendja e avokatit Sokol

Gjendja shëndetësore e avokatit Sokol Mëngjesi, i cili u dhunua dy ditë më parë në ish-Bllok, vijon të mbetet e rëndë.

Mësohet se gjendja avokati, i cili ndodhet në intubim prej pasdites së të mërkurës (29 Maj), nuk ka asnjë ndryshim.

Kur kanë kaluar 48 orë nga shtrimi në spital, juristi vazhdon të jetë në monitorim intensiv nga stafi mjekësor në reanimacion tek spitali i Traumës.

Sokol Mëngjesi u dhunua brutalisht nga tre të rinj rreth orës 08:30 sapo avokati kishte lënë djalin në kopsht.

Avokati u godit me doreza hekuri në pjesën e kokës dhe në momentin që ka rënë në tokë, është goditur serish me mjete të forta dhe shkelma, duke i shkaktuar dëme të shumta në kokë, përfshi hematomat dhe frakturat.

Dyshohet se urdhëruesi i sulmit ndaj juristit është Dritan Nano, me të cilin raportohet se ka pasur konflikt për një marrëveshje që kishin lidhur për një pronë.

Autorët e sulmit janë identifikuar si Dorian Alia 32 vjeç, Drivald Alia 21 vjeç, Elton Kasaj 33 vjeç, ndërsa Romario Tabaku 26 vjeç, i ka ndihmuar të largoheshin nga vendngjarja me makinë.

Dorian Alia është vetëdorëzuar në polici, ndërsa tre autorët e tjerë të ngjarjes së rëndë vijojnë të jenë në kërkim.

Lini një Përgjigje