TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet30 Maj 2024, 22:54

Plagoset me thikë një 20 vjeçar në Shijak

Shkruar nga Pamfleti

Plagoset me thikë një 20 vjeçar në Shijak

Një person është plagosur me thikë mbrëmjen e së enjtes në Shijak.

Policia tha se ngjarja ndodhi rreth orës 21:30, në lagjen “Popullore”, Shijak, ku shtetasi i mitur S. J., 14 vjeç, dyshohet se ka plagosur me mjet prerës (thikë), për motive të dobëta shtetasin  R. K, 20 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Shtetasi S. J, është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorit të gatshëm  po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin ligjor të rastit.

Lini një Përgjigje