TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet30 Maj 2024, 21:49

Dhunimi i avokatit Mëngjesi, Sejamini: Ngjarje e tmerrshme, është goditur për shkak të detyrës!

Shkruar nga Pamfleti

Dhunimi i avokatit Mëngjesi, Sejamini: Ngjarje e tmerrshme, është

Për analistin Neritan Sejamini, dhunimi barbar i avokatit Sokol Mëngjesi dje në qendër të Tiranës është bërë për shkak të detyrës.

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, Sejamini tha se fakti që dhuna ka ardhur për shkak të mos zbatimit të një kontrate, kjo është e tmerrshme.

Unë do të isha tmerruar që kjo është bërë për çështje prone. Ky është goditur për shkak të detyrës, nga një palë që nuk zbaton kontratën. Shoqëria funksionon me kontratë. Zbatimi i kontratës mes palëve është themeli i një shoqërie.

Nëse një avokat, i cili është shumë i rëndësishëm në funksionimin e marrëdhënieve njerëzore nga pikëpamja juridike, njësoj si gjykatësi dhe prokurori, është e tmerrshme që ta masakrojnë. Kjo më tmerron për nivelin e dhunës. Dhuna politike ka qenë pjesë e zhvillimit tonë dhe e ekzagjerimit politik, siç ishte ajo e PS-së për Gliseldën në Kavajë. Zbatimi i kontratës mes palëve, është themeli i shtetit.

Mua më tmerron si qytetar fakti që çfarë mund t’i bëjnë një pale tjetër. Çfarë mund të jetë një njeri që nuk zbaton kontratën, por çon tre njerëz për ta rrahur”, tha Sejamini.

Lini një Përgjigje